sperma e kuqe

sperma e kuqe

Pershendetje ! Jam nje djale i martuar dhe kryej mardhenje te rregullta ! Kohet e fundit kam vene re se sperma me del si me njolla gjaku dhe jam shqetesuar! A eshte problematike kjo situate ?
Ju faleminderit shume !

         

Një koment për “sperma e kuqe”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Sa i perket ngjyres se spermes po ju informoj se ngjyra e spermes varet nga shume faktore si p.sh. lloji i ushqimit, aktivitetet fizike, marja e vitaminave, prania e infeksioneve ne sperme, infeksionet e prostates dhe uretres, lendimet e uretres, tumoret e prostates etj. Nese kjo dukuri eshte paraqitur koheve te fundit duhet ti kryeni analizat e spermes (fares) : Spermokulturen me antibiogram, testin ne Klamidie, Ureaplazma, Mikoplazma, urinen dhe ultrazerin e urotraktit dhe testiseve per te pare a mos keni infeksion te spermes apo ndonje patologji tjeter dhe me rezultate duhet te lajmeroheni per vizite te urologu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: