Skuqja e fytyres

Skuqja e fytyres

Pershendetje jam 18 vjec dhe kam problem me skuqjen e fytyres , zakonisht kur bie tema per dicka qe me ve pak ne siklet skuqem shpejt dhe kte problem ma ve re dhe shoqeria dhe kur acarohem per dicka skuqem e gjitha , ky ne fakt esht kthyer ne 1 problem per mu se nuk du te jem aq e ndrojtur apo e mbyllur..
Ne femijeri nuk kam qen keshtu por e shkathet nga goja

         

Një koment për “Skuqja e fytyres”

  1. Enkel Bulica says:

    Përshëndëtje dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Ajo çfarë lexoj nga pyetja dhe duke marrë
    parasysh moshën tënde, ka të bëjë me një lloj përshtatjeje që ndodh pas ndryshimeve të
    pashmangshme që sjell kalimi nga fëmijëria tek adoleshenca dhe më pas tek mosha e pjekurisë.
    Ti thua se skuqja të ndodh kur ndihesh në siklet apo e zemëruar. Nga ana tjetër ndrojtja ka të bëjë
    me vështirësinë për të ndarë mendime apo ndjenja në mënyrë spontane sepse nuk dëshiron të
    ndihesh e gjykuar dhe më pas e lënduar.
    Në këtë formë skuqja të bën të ndihesh keq sepse bën pikërisht atë që ti nuk e dëshiron. Pra të
    shprehësh se po ndjen emocion, qoftë sikleti apo zemërimi apo ndonjë emocion tjetër. Në një
    farë mënyrë skuqja të ekspozon tek të tjerët atë që ti mendon/ndjen se është më mirë mos ta
    shprehësh.
    Nga këtu, fillon dhe rritet shqetësimi me skuqjen ne vetvete, sepse ti fillon ta shohësh si dobësi të
    cilën duhet ta fshehësh nga të tjerët dhe të përcosh tek ata një imazh tjetër, atë të personit që e ka
    veten nën kontroll.
    Ti vetë çfarë do të mendoje nëse një shoqe apo shok i yti do të kishte të njëjtin problem?
    Gjithë të mirat
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: