si te largoj mendjemadhesin ???

si te largoj mendjemadhesin ???

si ta largoj mendjemadhesin shum njerez me thojn qe je mendje madhe, pastaj ndihem nervozz, kur rri me diken nuk kam vetbesim, frikesohem ndihna shum e ult Me sugjeroni ju lutemmm

2 komente për “si te largoj mendjemadhesin ???”

  1. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje Do ishte mirë të shpjegonit se si ju e shifni veten, a mendoni dhe besoni dhe ju se jeni mendjemadhe apo është vetëm përceptim it ë tjerëve. Për aq pak informata sa ju keni dhënë, duket një ndërlidhje në mes disa dukurive që tek të tjerët mundë të duket dhe reflektojë si mendjemadhësi sjellja juaj. Tërheqja, mungesa e vetbesmit, të ndjerit nervoz, dhe ndjenja e inferioritetit, te tëra këto tek të tjerët mundë të duken dhe perceptohen nga të tjerët si mendjemadhësi. Do ishte mirë që ju të mos ndiheshit nën presion nga atë që të tjerët thonë, është perceptim i asaj qfar ata kan kuptuar nag ti, po ashtu gjatë qëndrimit me të tjerët mundohu të jeni spontane dhe të inkuadroheni në biseda, dhe në aktivitete të tjera që mundë të jeshë pjesë, ju duhet të ndiheni e lirë të thuani atë që mendoni, të shprehni atë që besoni, dhe të tregoshë vehten në mënyren se si ju jeni. Provoni të tregoni vlerat tuaja, duke treguar atë vetbesimi juaj konsolidohet, dhe frika do të shmanget, duke qendruar indiferent ju mundë ta ndieni veten inferior por nëse ju bëheni pjesë aktivee grupit do shifni që ju i perkisni grupit dhe jeni në nivele të përafërta. Beso në vlerat tua, dhe mos gjyko ato.

  2. toni says:

    Mendjemadhesia kurre nuk eshte nje vyrtyt dhe eshte nje lloj fasade apo maske e njerezve qe nuk kane siguri ne vete dhe kete ne fakt ti vec e ke pershkruar duke thene se nuk ke vetebesim, frikesohesh, ndihesh e ulte (inferiore). Tashti nuk keni treguar se a jeni ju vete e vetedijshme qe sillesh me pompozitet apo kete ta kane thene te tjeret. Duhet ta dish qe nuk ke nevoje te mos kesh besim ne vete e as te ndjehesh inferiore. Secili njeri i ka vlerat e veta, vyrtytet e veta dhe eshte unik, eshte vetja. Nese ti nuk je si te tjeret dhe nuk te pelqejne gjerat e njejta dhe nuk i keni as arritjet e njejta kjo nuk do te thote se je me e ulte, por vetem se je me e ndryshme se te tjeret, je vetja, dhe nuk duhesh te ndjehesh per kete pa vetebesim, perkundrazi eshte te qenit i ndryshem, te qenit vetja, eshte dicka qe e bene nje njeri te integruar qe mbeshtetet ne forcat e veta.

Leave a Reply to Florim Gallopeni - Psikolog Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: