sitedalngakyproblem

sitedalngakyproblem

jam e fejuar kam tre vjet para ca mujsh u nartova,,gjat gjith ktyre viteve burri ka ushtruar dhun ndaj meje,,,tani kam kuptuar se nuk e dua me nuk ndjej me per te ,,,,,,,,dua dike tjeter,,dua te ndaem nga burri por kam frik dhe sdi si tja them qe se dua me,,,ai esht tip shum nevrik ,,ju lutem me jepni nje prgj

Një koment për “sitedalngakyproblem”

  1. Adelina Nura - Psikologe says:

    E nderuara Anxhi, Paraprakisht do të doja t’ju falenderoja për hapin që keni marr për të shkruar dhe shprehur situaten në të cilen jeni! Shpesh herë kur situata dhe problemet shkruhen mundesohet që situataproblemi të shihet ndryshe dhe nga një përspektivë tjetër duke liruar kokën dhe të menduarit. Shpresoj që përmes kësaj letre do të merrni ndihmën që ju e prisni ta merrni! Duke u ndalur ne shkrimin tuaj duket qe jeni në një dilemë për të cilen ju nuk dini cfarë të bëni dhe si të veproni. Kjo ju bënë të ndiheni edhe e frikësuar nga pasojat që mund të vijnë për shkak të situatës së krijuar dhe nga burri juaj, të cilen ju veq e keni shprehur me lartë. Po mund të kuptoj që jeni në një gjendje të veshtirë, shto kësaj edhe ekspozimin ndaj dhunës te cilin ju e perjetoni. Do të doja të theksoja se cdo dhunë e cila shkaktohet në mënyrë fizike apo psiqike ndaj një njeriu është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe denohet me ligj, kjo vlen edhe për burrin tuaj i cili e ka bërë këtë siq thoni edhe ju, prandaj ju NUK duhet t’ja lejoni vetes të jeni pre e një dhune që ushtrohet mbi ju dhe për këtë duhet të merrni hapa me tutje dhe të kërkoni ndihmën e organeve përgjegjëse. Nëse nuk dini si të veproni dhe ku të drejtoheni atëherë ju lutem shkruani në emailin e ardhëshëm. “tani kam kuptuar se nuk e dua me nuk ndjej me per te,,,,,,,,dua dike tjeter”,, – ndjenjat (dashuria) reciproke janë një ndër themelet e një lidhjeje te shendosh. Kjo mundëson që lidhja dhe cifti të funksionoj dhe të vazhdoj të mbetet bashkë. Dashuria duhet të shprehet dhe të konfirmohet në mënyrë të vazhdueshme. Shpesh herë ndodhë që njërëzit të mos jenë të gatshëm për arsye të ndryshme të hyjnë në martesë apo edhe të fejohen prandaj kjo edhe mund të sjellë dilema, konflikte dhe situata të veshtira. Që të mos bini pre e situatave tjera dhe personave të tjerë që ushtrojnë dhunë, duhet të keni parasysh ndjenjat që këni dhe qendrueshmërinë e ketyre ndjenjave për personin – po flas per peronin qe ju thoni se e doni. Ndoshta është mirë që situatat të zgjedhen me radhë për të mos e komplikuar me shumë gjendjen dmth…te vlerësoni se cila situatë është me primare të zgjidhet në mënyrë që të lehtësoj zgjedhjen e situatave tjera. Ju keni treguar pjesën e cila po ju mundon juve duke dhënë disa informacione shumë të rendësishmë, por, që problemi të kuptohet me gjërë, gjë e cila do të ndihmonte ty edhe mua ta kuptojme me qarte kete, do të doja t’i përgjigjeni disa pyetjeve në kohën kur ju jeni e gatshme pa dashur që t’ju vë në siklet! Do të doja t’ju pyesja kur ka filluar burri juaj të ushtroj dhunë ndaj juve – dmth… pas sa viteve dhe si ka filluar kjo dhunë – arsyen? A jeni përpjekur për të ndryshuar këtë situatë dhe nëse po cilat kanë qenë ato përpjekje?Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e lidhjes me personin e ri të cilin siq thoni ju e doni?Cilat janë pasojat që do të vijnë e të cilave ju i frikesoheni në rast se burri juaj mund ta kuptoj qoftë nga ju qoftë nga dikush tjetër që ju nuk e doni më, doni te ndaheni dhe doni dike tjeter? Ju lutem me tregoni nëse nuk ndjehëni e kuptuar qartë nga ana ime dhe na shkruani prap! Gjithe te mirat !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: