si ta bej per vete

si ta bej per vete

me pelqen shum nje djal por un jam shum e turpshme dhe nuk mund ti tjregoj por dua qe ta bej per vete dhe ai te me shpreh dashurin i pari.si mund ta bej per vete.dhe ju lutem me ndihmoni si ta heq turpin nga vetja me vjen turp per qdo gje sidomos me shoqerin.me heret kam pasur nje te dashur dhe nje shok i imi e kishte ate shok.tani e gjith shoqeria ime e din se kam kaluar per te dhe une sa her qe qendroj me ta me vie turp dhe me duket sikur po flasin qdo her per mua dhe me nuk duan qe te qendroj me ta.me duket sikur jan larguar nga un por ne te vertet un jam larguar nga ta sdi si tja bej.me ate djalin kam kaluar vetem nje dit sepse nuk e doja dhe doja qe ti jepja fund lidhjes sa nuk ishte ber vone dhe une nuk dua ta pranoj se kam kaluar me te sepse mua me duket qe jo dhe sa her me pyet dikush un nuk e pranoj.pastaj dhe djali te cilin une e dua tani eshte ne mesin e asaj shoqerie dhe e din per mua nuk e di se qfar mendon :S:sju lutem te me ndihmon jam shun ne hall me duket vetja sikur fajtore .

         

13 komente për “si ta bej per vete”

  1. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje JetaJu tregoni se pëlqeni atë djalë, dhe keni arsyet për simaptinë që keni ndaj tijë, për të bërë që edhe ai të ndihet mirë me ty dhe të ketë një simpati ndaj teje, atëherë dhe ai do duhej të ndihet mirë dhe te gjejë një përputhje të vlerave në mes njëri tjetrit, nnuk është turp të shprehesh atë që mendon dhe ndjen, ngase nga ajo merr reflektimin real të personit që ju doni dhe ndaj ndjenjave tua dhe kjo të bënë që të keni një kontrollim më të mirë të ngjarjeve që po kaloni. Shoqëria është një mes ku mundë të gjeshë mbështetje, dhe do ishte ndihmuese për ju që të jeni pjesë e saj dhe të ndjeni veten të barabartë. Eksperiencat jetësore që ndodhin janë pjesë e jetës, dhe nuk mundë të fshihen, ato përballohen më lehtë kur pranohen si të tilla, ndije veten të gatshme për eksperiencat e reja, dhe gjithmon një ekseprienc ka një shkak por nuk do ishte e drejtë ti thuhet kësaj FAJ. Prandaj ju ndiheni e lirë të veproni atë që ju së pari ju bënë të ndiheni mirë.

  2. agoni says:

    Jeta, po te shkruaj si motres sime dhe njesoj e kisha sugjeruar edhe ate po te me drejtohej per ndihme. Ti qenke shume e re dhe e turpshme e ne kete rast po ndjehesh dyfish e turpshme ngase djali qe tani ti e pelqen eshte ne rrethin e shoqerise se atij djalit tjeter me te cilin paske dale vetem nje dite. Nje dite qe kalon me nje djale nuk konsiderohet lidhje andaj edhe ke plotesisht te drejte qe nuk e konsideron se e ke pasur te dashur. Sidoqofte, nuk duhesh te ndjehesh me turp ose ne faj ngase eshte shume normale qe tanime ne moshen tende te fillosh te ndjesh terheqje per djemte me te cilet ndervepron cdo dite, dmth shoket e shkolles a rrethit tend. Te kisha sugjeruar qe para se t’i hapesh atij djali qe tani ti e pelqen ta vleresosh paksa se a te dergon edhe ai ty ndonje sinjal, se a thua edhe ai ushqen ndonje ndjenje simpatije ndaj teje dhe nuk ka asgje te keqe poqese pastaj i thua qe po te pelqen dhe te shohesh sesi do rrjedhini gjerat pastaj.

  3. jeta says:

    faleminderit shum agon dhe florim do ta degjoj keshillen tuajpor nje shok i imi nuk me le rehat sa her qe vie rasti ai me permend se kam kaluar me te dhe pastaj ndihem keq faleminderit dhe nje her

  4. lula says:

    SE  di qka ndjen aje per mua ne fillim me thoshte zemra ime që vertet medonë po prej qe jem nda nje her prap jemi bashku nuk e di zemra ime mënuk fletë ëer kete dashuri mendja ime me thote që aje eshte per ty poedhe ajë tasht me duket më ndryshe nuk me thrret ne telefon si me parepo kemi bisedo aje me thote qe te dua po me duhet mua se nuk janë fjal tverteta nuk e di qka te bej ju lutem me ndimoni …..

  5. nazif says:

    ju lutem a mund te me ndihmoni se si ta bej nje vajz per vete

  6. anxhela says:

    thjesh mos u trego shume e interesuar per te pasi bota ka plot djem dil me shoqerine si fillim perpiqu te rifitosh ate ji vetvetja mundohu qe te mos shikosh ti ate por te te shikoj ai ty nqs ai nuk te pelqen ty atehere ok do e kuptosh se ai ska qene i duhuri per ty

  7. anonim says:

    un kam nje pytje a mundeni te me tregoni si te fitoj besimin tek nje mashkull,,,sepse un kam nje hall kam pasur nje te dashur 3 vite kam kaluar me te por un i besoja shum ati kisha shum besim ne vete ,,por prej se jam ndar nga ish frajeri tani jam ne lidhje me nje djal tjetr por besimi me ka humb nuk kam besim besim ne vete,,,me djalin qe jam ne lidhje tani aj jeton ne holand edhe me ka njoftu me gjith familjen e ti ,,,por un skam besim gjithmon mendoj se vetem po ma humb kohen ju lutem me ndihmoni me komente se jam ne hall

  8. Diamanti says:

    Pershendetje! Dua te ju pyes nese ka
    Mundesi mem tregu se qka duhet te bej mua me pelqen nje vajz e njoh qe 2 vite , nje shoqe te saj e kam pas ne klas dhe kam tentu me i than shoqes per ta mirpo a eshte ma
    Mire me i than shoqes a me i than vet direkt mirpo kur dua ti flas nuk mundem nuk e di pse.

  9. Anonymous says:

    a mund te me tregoni se si t ja terheqi vemendjen diku jt te lutem

  10. jam nga drenasi says:

    une jam 19 vjeqare jam nda nga burri dhe sdi se qka te bej kshtu qe ma mka humb besimi nuk ibesoj askujt shanca kum pas po sdi se po tutna gaboj perseri amundet mem ndi hmu dikush se qfar duhet te bej

  11. albani says:

    pershendetje!
    kam nevoje per nje mendim apo nje keshill… une dua shum nje vajze qe cte te them.. ajo me do por si shok dhe me ka dhene nje jave kohe qe ta bej per vete…puna eshte se une ate vetem nje here e kam pare ne nje ekskursion.. kemi shkembyer nr e tel dhe per kohe te gjate fls nga tel… mundeni te me jepni nje mendim se dua shum ta bej per vete ate vajze,.., :/

  12. kami says:

    jeta duhet te afrohesh me shume me shoqerine tende te mos tregohesh indiferente perndryshe ai qe ti e pelqen do te mendoj negativisht per ty. injoroje ate djalin qe thua se nuk te le rehat . duhet te afrohesh me djalin qe pelqen dhe te shohesh nese edhe ai te pelqen . mos bej si interesante para atij se mund te dukesh keq por mundohu ti ruash ndjenjat ne menyre qe hapin e pare ta bej ai . shpresoj qe kjo keshille te te ndimoje .

  13. Julvin says:

    Edhe mua me pelqen nje vajz por smund tma shprehe por edhe une dua te sigurohem te keshilloj te flasesh me te

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: