simptomet e ankthit e frikes

simptomet e ankthit e frikes

Pershendetje jam nje person qe vuaj nga ankthi qe nje vit e ca muaj kam bere analiza kontrolla ekg incizim te kokes te gjitha me jan dla mire kjo me ka ndodhe qenga vdekja e babait por deshta te jua beje nje pyetje psikologeve ne nje interviste te nje psikologeje emri per fat nuk me kujtohet se jan 39 simptome te ankthit e frikes pse asnjeher askush nuk i permend te gjitha cilat jane por vetem marramendjen djersitjen atakun e panikut asgje tjeter me shum

         

4 komente për “simptomet e ankthit e frikes”

  1. admin says:

    Pershendetje e dashur,

    Deri ne kthimin e pergjigjes perkatese te ftojme te ndegjosh kete video ku ekspertja e faqes NUKJEVET flet per ankthin.
    https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU
    Te urojme nje dite te mire,
    Stafi Nuk Je Vet!

  2. frika ankthi says:

    I kam ndegjuar keto video nqs ka mundesi ndonje pergjigjje nga neurospkiatret ose psikiatri

  3. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje
    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë.
    Ju keni thënë se vuani nga ankthi, mirëpo nuk kam arrit të kuptoj se a ju kanë thënë profesionistët e fushës apo jeni ju vet që keni menduar se keni ankth
    Ankthi është në term i përgjithshëm, e rëndësishme është të kuptoni se të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës dhe në çaste kritike, mirëpo një nivel i caktuar ankthi është i dobishëm sepse na shtyn që të veprojmë, të marrim vendime dhe të zgjidhim problemet tona.
    Çrregullimet e ankthit pasqyrojnë çrregullime që kanë një tipar të përgjithshëm të frikës së tepruar (dmth. përgjigje emocionale ndaj kërcënimit të perceptuar ose real) duke na bërë që të shpenzojnë një pjesë të mirë të ditës duke u shqetësuar dhe u frikësuar për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, na detyrojnën të harxhojmë shumë energji emocionale, ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme, na bëjnë të ndihemi të lodhur edhe fizikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht.
    Shenjat apo simptomat ndryshojnë nga personi në person dhe varen nga niveli dhe çrregullimi i ankthit . Ankthi mund të shfaqet me tharje goje, vështirësi në gëlltitje, ndjenjën e lëmshit në fyt, dhimbje stomaku, diarre, vështirësi në frymëmarrje, ndjenja e mbytjes, frymëmarrje të shpeshtë (që shoqërohet me zbehje, mpirje, ngërçe të duarve e këmbëve), marrje mendsh, dhimbje koke, lodhje, pagjumësi. Ka raste kur personat që kanë ankth nuk dalin pa shoqërinë e të afërmve si siguri për të mos pësuar atake paniku, të cilat i përjetojne si atake kardiake.Vetë ankthi mund të shfaqet edhe me simptoma kardiake, duke shkaktuar të rrahura të shpeshta të zemrës, dhimbje gjoksi. Personat me ankth e kanë të vështirë të përqendrohen, mund të jenë të irrituar apo nervozë, mendojnë më të keqen, shohin për shenja rreziku, bëjnë lidhje të gabuara të gjërave, ekzagjerojnë pasojat e një fakti, si dhe japin përfundime pa prova. Shpeshëherë personat që vuajnë nga ankthi i ngatërrojnë ato me sëmundje fizike, e pranojnë sëmundjen me vështirësi, prandaj drejtohen për vizitë në shumë mjekë.

    Çrregulliet e ankthit janë ndër crregullimet më të shpeshta me të cilën ballafaqohen njerëzit mirëpo mund të trajtohen, prandaj mendoj se bëni mirë nëse e kontaktoni Psikiatrin dhe konsultoheni në lidhje me trajtimin sipas nevojës.

    1. simptomet e ankthit e frikes says:

      Faleminderit per pergjigjje e nderuar po kete diagnoze me eshte percaktu nga neuropsikiatri neurosa ankthioza dicka keshtu nqs sjam gabim me ka shkru me goje me eshte thene nga dr se e ke frikksu vehten shum nga rasti i vdekjes se babait me shum e ke nga frika se nga ankthi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: