Simpatia

Simpatia

Pershendetje jam nje vajz 20vjeqe dhe flas me nje djal qe 8muaj un jam shpreh te aj per te kaluaren ama atij i pelqej edhe gjith kemi fol ama lidhje sjemi hi se un skom dasht e tash pom lut per lidhje pom thot ndaq me familje ndaq me fejes qysh don ti bohum ama un nuk jam ende e sigurt se niher kur kemi dal per her te par ja kom pa bisedatt qe ka fol me fm tjera kur ja bona qka jan kto ja kom bo bllok ka bo tpamunduren me fol prap mka ardh te puna dhe mka shkru me whatsap te shokut tvet ma ka bo un pa tpa live po kom fol ama prej qati momentii un ma sfolii ja kem nis prap me fol e tash mu pom pelqen po e ndih vetin teper mir kur foli me ta ama pom pengojn do sene qe po del nmramje me shok edhe tash ja bona ti ski qka del nmramje qdo natt se un qeto sene si du tha un i fejun sjam lidhje sjam dal kur duu edhe jena rrok qe 2dit skemi fol,,qfar mendimi ma jepni ?

         

Një koment për “Simpatia”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe na ke shkruar dhe ke besuar ne sherbimin tone. E lexova me shume vemendje letren tende dhe po e kuptoj shqetesimin tend. Je e pasigurt nese duhet te vazhdosh te flasesh me djalin ne fjale sepse ai del me shoqerine e tij dhe ty nuk te pelqejne keto gjera. Te sugjeroj qe te vlersosh me shume mundesine e krijimit te kesaj lidhje ne: sa po te terhjek djali fizikisht (jo ne aspektin e te bukures, por ne aspektin e terheqjes), sa shume po ju pershtaten idete dhe mendimet, sa ju pershatet stili i jetes ne aspektin e studimeve, punes etj, pastaj ne nje stad te mevonshem sa po ndjehesh e vlersuar, respektuar, a ndjeni dashuri ndaj njeri tjetrit? Nese djalin e ke njohur si nje person qe del ne mbremje ke parasysh qe jo domosdoshmerisht ai do e ndryshoje kete stil te jetuarit, ashtu sic edhe ti mund ta shohesh jo te arsyeshme te ndryshosh nje gje te caktuar. Natyrisht qe nje cift duhet ti pershtatet stilit te jeteses se njeri tjetrit, por mos provo te ja ´ndalosh´ dikuj te bej nje gje te caktuar sepse mund te jete e demshme. Te sugjeroj qe ne muajt e pare te nje lidhje mos te marresh vendime serioze, fejesa martesa e gjera te tilla. Muajt e pare te lidhjes jemi ne nje stad ku nuk jemi te vetedijshme per mungesat e njeri tjetrit, gjithcka na duket perfekte.
    Dhe per fund, provo te mos i mendosh shume gjerat dhe t’i lesh ato te marrin rrjedhen e vet. Sigurisht gjithmone duke e patur te qarte se cfare deshiron nga situatat e caktura.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Mos hezito te na shkruash sa here qe e ndjen te nevojshme. Gjitha te mirat per ty .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: