Si t’ia shpreh dashurin shoqes per lidhje srz

Si t’ia shpreh dashurin shoqes per lidhje srz

Pershendetje, ju lutem me ndihmoni . qfar mendimi me jepni se si t’ia shpreh dashurin shoqes time per nje lidhje serioze e dua shum sa qe do beja gjithqka per ta pasur pjes te jetes Faleminderit!!

         

Një koment për “Si t’ia shpreh dashurin shoqes per lidhje srz”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe kete ndare kete gje me neve.
    Sic ke thene momentalisht ju qenkeni shoke dhe nisur nga kjo po mund ta kuptoj sikletin dhe pasigurine qe mund te ndiesh per t’ia shperhur asaj ndjenjat qe shkojne shume pertej shoqerise, por perparesia ne kete rast eshte qe ti e njeh mjaft mire ate. Din si te sillesh me te, cfare i pelqen, cfare jo, dhe shume gjera te tjera rreth saj besoj.
    Sigurohu ne vete qe kjo eshte piekrisht cfare deshiron dhe qe je i gatshem ta beshe nje gje te tille, dhe qe kjo eshte me e rendesihme per ty se sa frika qe nga ky veprim nuk do te mbeteni miq.
    Sic edhe e ke thene duket qe je i sigurt ne mendimin dhe ndjenjat ndaj vajzes, prandaj te mbetet ta marresh hapin e pare, por meqense kjo gje mund te jete dicka e papritur nga ajo, jepi kohen e duhur qe edhe ajo ta perpunoje situaten e re.
    Me shpresen qe je ndjere i kuptuar, te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap nese ke nevoje te bisedojme.

    Me te mira,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: