si te veproj

si te veproj

pershendetjee stafi i nuk je vet
soo , osht njoni qe mpelqen nuk e dashuroj amo veq osht si fiksim mujna me qujt ose pelqim i madh
ket djalin e kom pa para 4 muajve edhe per gjat 1 muj e kom pa qdo dit edhe ja ka nis mem jep vemendje mandej ja nisa edhe un mi jep vemendje
na nuk kena fol kurr neper rrjete as live veq ka pas shikime nsy edhe i kena buzqesh njoni tjetrit amo gjith kom pas dyshimin qe aj ka nje te dashur edhe kom bo gjithqka me dit a ka a jo edhe e morra vesh qe kish amo prap aj ka vazhdu dmth me ata tveten mem shiku e sene edhe tash u paten bo 2 muj qe nuk e kom pa e sot e kom pa
aj ka nje lokal te vetin edhe aty rrin shpesh shum her jom mundu me shku e mu taku amo sa her jom shku aj ska qen aty edhe mpaten shu shpresat edhe e disha qe ka femen edhe per ni koh e pata lon sma nijke mo per to
e tash sot krejt rasisht e pata si ni intuit qe me dal edhe me shku aty edhe kur isha tu bo gati thojsha shoqev qe sot ko me ndodh diqka mbane mend edhe kur jemi dal e pash ata edhe kemi bo prap eyecontact shummm deep nsy edhe mka buzeqesh edhe mka pershendet edhe tash prap ja ka nis me me hi nqef
po du amo spo du
nuk e di nese po e kupton ket ndjenj idiote qe sdin si me vepru
un kaniher thom le ka femen mos u merr me to amo veq ni her me bo me ndodh me pa dikun ose me pa qe ka postu naj foto meniher kthehet aj pelqimi
un ata smuj me kuptu kur e ki ni femen pse shikon ashtu si me qen i dashurum nmu
kjo po mi bon rrmuj mendimet spo di qa me menu perpara
ju lutem me jepni ndonje keshill ta bej veten ta ndaloj gjithsesi ket pelqim qe mund te rritet me shum ose ta provoj shancin nese ndonjeher ata ndahen

         

Një koment për “si te veproj”

  1. Arela Carku says:

    Përshëndetje, më vjen mire që shkruajte dhe më pëlqen mënyra sesi shprehesh. E ndjen pëlqimin, sikurse ndjen flirtin që ka ndodhur midis jush. Po përshkruan një tërheqje që nuk merrte një hap më tej dhe kjo e bënte edhe më misterioz djalin që shikime të dhuronte. Si ndiheshe në ato momente? …
    Është interesante që e ke kuptuar që pasi ai të dha vëmendje nise edhe ti me i dhënë vëmendje..kjo gjë më bën të të pyes se çfarë mendon se të nxiti vëmendjen ndaj tij? Fakti që po pëlqeheshe nga dikush, vëmendja që po të dhuronte…apo vetë personi.. Nuk dëshiroj të të provokoj më shumë rrëmujë në mendime, por ndjej që ti je në kërkim të diçkaje.. ose dikujt..që mund të të plotësojë një hapësirë brenda teje. Kjo ndjesi më vjen nga pyetja që ti bën ‘Pse shikon ashtu si me qen i dashuruar me mu’. Nëse mund të të pyes: si ndihesh? Si është jeta jote emocionale..?
    Ndjenjat, emocionet, flirtimet e mbushura me dyshime apo me rrëmujë interesante nuk kërkojnë thjesht një zgjidhje dy anëshe (ose fshirje të pëlqimit ose provim shanci), por ato komunikojnë nevojat e brendshme. Janë një rrugëtim drejt zbulimit të vetes.. Ku mendon se po të drejtojnë këto emocione që po përjeton… ‘Po du amo spo du’.. Të ftoj ta kuptojmë së bashku…
    Gjithë të mirat,
    Arela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: