si te iken gjuha posht

si te iken gjuha posht

pershendetje stafi..Jam Tana 23 vjece.Vuaj nga ankthi dhe cdo dite perjetoj atake paniku qe me vijne nga shkaqe te ndryshme..Ndjej shpesh sikur dicka me pengon ne fyt ,filloj mos te mbushem dot me fryme dhe me duket sikur do me iki gjuha posht .Sikur dicka ma terheq gjuhen nga brenda ndjej sikur me ka ven njeri doren aty te fyti dhe me mbyt..Mendoj keto dhe menjeher dridhem me rreh zemra shpejt marrje mendesh..Ju lutem me thoni a eshte e vertet te iki gjuha brenda ..kam frike sa her e ndjej me ze paniku..Kam vetrm 29 vjece dhe jeta ime po mbyllen me cdo gje nga frika dhe paniku per vite me radh .😢

2 komente për “si te iken gjuha posht”

  1. Gazi says:

    Pershendetje kjo gje me ka ndodhur dhe mua pata 5 viteve,eshte dicka jo reale shko te nje neurologe dhe do ndihesh sikur ke rilindur.
    Ta dish asgje nga ato qe te ndodhin nuk ta marin jeten e sndodhin vertet eshte frika qe i ben te duken reale…perdor xanax 0.5mg ose rivotril gjithmone me rekomandim te mjekut(Clonotril 2mg eshte qetesuesi numer 1 i panikut.te perqafoj gazi

  2. Enkel Bulica says:

    Pershendetje Tana dhe te falenderoj qe na ke shkruar. Ajo qe ti pershkruan eshte me te vertete nje frike e imagjinuar por te cilen ti e ndjen ne ato caste sikur te ishte e vertete. Ne ato momente frika eshte aq e zmadhuar se kjo gje do te ndodhe, pasi ankthi e ka kete fuqi. Ajo qe eshte e rendesishme megjithate, eshte ballafaqimi me realitetin. Per shembull, nese do te te pyesja se ku e bazon kete frike, a do te kishe nje pergjigje te argumentuar pervecse nje ndjesie “sikur” dhe nje frike? Ne te gjitha heret qe ke perjetuar atak paniku, a te ka ndodhur ndonjehere qe te te iki gjuha poshte? Sa jane realisht gjasat qe kjo gje mund te ndodhe? Domethene ta ballafaqosh friken e imagjinuar e te paarsyeshme me provat qe te jep pervoja jote reale dhe arsyeja.

    Nese deshiron te flasim me tej, ndihu e lire te me shkruash
    Gjithe te mirat
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: