Si ta perballoj gjith kete stres?

Si ta perballoj gjith kete stres?

Pershendetje. Jam nje vajze 19 vjece dhe jam e fejuar me nje djal 22 vjec po bejme dy vjet qe jemi lidhur dhe pak muaj qe jemi fejuar por problemi qendron qe zihemi shum. Gjat gjith kohes kemi patur zenka ku kemi then te dy mbaroi dhe jemi kthyer prap tek njeri tjetri te dy kemi patur gabime por ai ka patur gabime qe nuk i faleshin u ka folur te tjerave gjithmon u linte nr dhe donte ti takonte ka hapur adresa fake dhe fliste e ngacmonte te tjera un ja kam falur te gjitha gabimet e mia nuk ishin te tilla un kurr sja kam punuar prapa kraheve te fejuarit tim…tani ndodhemi larg njeri tjetrit dhe po shkatrrohem dita dites vetem zenka ai me ofendon nuk me respekton…e dua shum dhe nga dashuria i kam falur gjithcka tani ndodhem jasht shtetit dhe kete rrug e bera vetem per ate qe te mbledh lek te punoj dhe te kemi dicka tonen por ai nuk po me vlereson me ben bllok sa her zihemi me thot mbaroi…po kaloj shum stres jam munduar ne te gjitha menyrat qe ti zgjidh keto probleme por spo mundem dot me…po bej gjith kete sakrific po punoj ketej dhe ai sme respekton as nuk me vlereson…nuk di si tja bej do rri dhe 2 muaj jasht shtetit dhe me duket sikur po cmendem ai me thot mua ti nuk di te flasesh sdi te sillem.. para se te nisesha i premtuam njeri tjetrit qe do i tregonim cdo gje cdo benim ai tani nuk me thot as ku vete as cfar ben u con ftesa te tjerave neper rrjete sociale dhe pse un i kam then me mijera her me perpara mos tu coj te tjerave ftes sepse esht ulje per mua me thot cte dua un ty kur esht ne nerva e siper… dhe shum njersz qe njoh me kan then per te fejuarin “sdi si e duron ate kur ai ngeli duke u ber ftesa te tjerave” jam ndjer shum keq sepse e di cfar mund te bej ai…e dua shum dhe ai para se te nisesha per jasht shtetit qau per mua. .fejesa ndodhi me deshiren e te dyve sepse jemi njohur me dashuri…me jepni nje keshill si tja bej me kete njeri se nuk po duroj dot me gjith kete stres

         

3 komente për “Si ta perballoj gjith kete stres?”

  1. Name says:

    Pershendetje e nderuar. Po me vjen keq qe ndodhesh ne kete situat. Zenkat ne mes te qifteve jane normale deri ne nje pike ku stresi nuk e kaplon jeten tuaj. Une mendoj qe kur i fejuari yt ska respekt per ty pavarsisht se sa ti mundohesh, cfare mendon se do te ndodh me ty kur te martoheni respekti do te humb edhe me shume. Stresi do te shtohet. Mendoj se aj gjithe kete e ben sepse po e sheh se ti po e fal. Vendosja ti kete here disa kushte, thuaj nese mendon me vazhdu ne kete menyre sikur je tash me mire ti japim fund lidhjes tone dhe thuaj me shume bindje dhe ai do e kuptoj se me te vertet puna qenka keq nese ti qe gjithmone e ke falur ke marre kete vendim. Une mendoj eshte me mire tani se sa me vone. Te pershendes dhe cdo te mire

  2. Anonymous says:

    Edhe une si lexuese jam e pajtimt me stafin ,ti je ende e re edhe ke probleme si psh ai ne prani tende seriozisht pranon apo flet ne sms me tjera.paramendo kur te martohesh qdo gje konsumohet ,me ste duket interesant edhe mbaje mend qe ke me ja mbajt mend gjithe jeten edhe kjo ty ka me te mbyte.Nese je e re orientohu ne jeten tende se djemt apo vajzat vijn e shkojn jeta jote eshte me shum vlere.edhe diqka nese martohesh me te num do vujsh veq ti ,por edhe femijet tu do vuajn kur te shohin dhune ne familje .nuk esht fundi i botes nese ndahesh me dike fundi i fundit sa te respektojn-respektoj

  3. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    Duket qe me sfidat e formimit te personalitetit tuaj (meqense jeni ne nje moshe te re), lidhshmerisht po perballeni me krijimin e nje stabiliteti ne marredhenie.
    Thua qe raporti juaj ka qene ne realitet keshtu qe nga fillimi, sepse ju ka ndodhur te mbyllni kontaktin dhe prap te ktheheni bashke, keni pase diskutime vazhdimisht dhe nderkohe keni bere gabime sic ke thene. Por, tani ka disa muaj qe jeni te fejuar dhe qe dy muaj ti je larguar nga vendi dhe jeni ne distance. Sic e ke theksuar ju te dy duheni dhe jeni te sigurt ne ate, vetem se keto menyra te nderveprimit pot e shkaktojne shume tres, duke shtuar qer per momentin je jashte duke punuar.
    Duke pare qe ju jeni lidhe ne nje moshe shume te re, ti si 17 vjece dhe ai 20, duket qe e keni krijuar kete rutine te funksionimit ne cift dhe kete stil te nderveprimit.
    Ti po e thekson faktin qe je duke sakrifikuar duke punuar jashte, per nje te ardhme me te mire per te dy dhe qe ai nuk po e respekton kete gje, por perkundrazi po i bene gjerat qe pikerisht ti nuk i pelqen.
    Une te rekomandoj te perpiqeni te bisedoni hapur dhe pa fajesime, pa i cenuar integritetin njeri-tjetrit, rreth situates ne marrendhenien tuaj dhe te perpiqrni bashkerisht ta permiresoni kete gje. Per meshkujt eshte shume e rendesishme te ndihen te vleresuar dhe te respeketuar, njete si edhe per femrat, te ndihen te rendesishem dhe qe jane te pelqyer.
    Mendo te lutem nese ne ndonje menyre, i fejuari yt mund te ndihet i prekur ne kete aspect, dhe mos eshte kjo menyra e tij pastaj per tu treguar nje “mashkull”, duke te beret e ndihesh me poshte perms ketyre kontakteve me femrat te tjera. Keto te gjitha mund te jene te parendesihme per te, por ndoshta gabimisht eshte vleresuar si nje menyre reaktive ndaj situates.
    Eshte e rendesishme qe te i shprehni ndjenjat dhe vleresimin qe keni per njeri tjetrin dhe te beni tjetrin te kuptoj qe jeni bashke ne kete rrugetim dhe te ia perqoni nje ndjenje sigurie njeri-tjetrit.

    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar dhe sado pak kam arritur te ti me pergjigjen time, une te pershendes.

    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: