Si prinde (mjekja ne pension)

Si prinde (mjekja ne pension)

Si prinde (mjekja ne pension) jemi shume te brengosure per djalin i cili nje kohe te gjate nuk eshte mire. Po rrine vetem, po del neper kafiqa por po rrine vetem. Me ne prindet nuk rrine ne dhome, por rrine vetem ne dhomen e vete. Eshte 34 vjeçar, e ka krye Fakultetin Ekonomik.
Po pine shume duhan, pak po han, dhe keshtu jemi shume te brengosure per shendetin e tij.
Nuk po na ndegjon me shkue bashke te Psikologu Klinik ne konsulta te nevojshme, dhe nuk po pranon me marre kurfare terapije.,
A ka mundesi me na kontaktue me ndonje Psikiater apo Psikolog Klinik, apo me na sygjerue si me veprue me se miri ne kete rast.

Prindet e brengosure

         

Një koment për “Si prinde (mjekja ne pension)”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe na keni shkruar. Ne letren tuaj pershkruani brengen tuaj si prind. Jeni te shqetesuar per djalin tuaj, i cili thoni qe nuk eshte mire qe nje kohe te gjate. Fakti qe ai po qendron shume vetem, nuk po ushqehet si duhet, po konsumon shume duhan po ju ben te mendoni qe ai nuk eshte mire. A mund te me tregoni pak me shume se si ka qene djali ne te kaluaren? A ka qene me i shoqerueshem, me i hapur? A ka jetuar gjithmone me juve? A ka pas periudha te shpernguljes nga shtepija? A ka ndodhur dicka e pakendshme ne jeten e djalit tuaj, e cila ka mundur te ndikoje qe ai mos te ndihet mire? Pergjigjet ne keto pyetje do me kishin ndihmuar te kem nje pasqyre me te qarte te gjendjes paraprake te djalit tuaj, ne kete menyre do kisha mundur te ju jap sugjerime qe lidhen drejtperdrejte me situaten tuaj.
    Ndodhe qe disa persona jane me te mbyllur ne vete, dhe e shijojne me shume vetmine se sa qendrimin me njerez te tjere. Ndodhe qe djali juaj del dhe pin kafe vetem, por ai eshte i kenaqur ashtu. Dua te them qe gjendja mund edhe te mos jete ashtu sic duket.
    Ajo cfare mund te beni ju momentalisht eshte qe ti qendroni afer djalit aq sa ka nevoje ai. Mundohuni te mos jeni shume imponues per gjerat te cilat djali konsideron qe nuk i nevojiten. Mos i thuani djalit tuaj qe nuk eshte mire qe ka nevoje per sherim etj., nganjehere vec kur dikush te thote qe nuk je mire apo dick ate ngjajshme personi fillon te mos ndihet mire. Thjesht mundohuni te qendroni afer djalit per aq sa ka nevoje ai.
    Une jam ne pritje te letres tuaj te rradhes. Deri atehere, gjitha te mirat per juve!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: