Shum po me shfrytezojne

Shum po me shfrytezojne

Pershendetje,
kam nje problem qe nuk mundem me ju thon njerezve ‘jo’, sa do qe du me ju thon, goja me shkon me ju thon ‘ani ose po’, per qdo gje, si me ju ndihmu, si per ndonje sherbim tjeter.
Shum me shfrytezojn te tjeret edhe pse i kom bo 21 vjet, prap me endin pa nevoj. Nuk i thojn dikujt me te vogel me jau kry sherbimin, po mu. Nuk po mundem me ju thon jo edhe prej respektit qe kom, amo dikur bohet boll se i bon do vjet edhe mo nuk ki deshir as met thon dikush me ja kry ni sherbim, e lemo me te met me i thon po ose jo.
Shum po gjendem ne do situata te kqija qe ma von po ndihna shum keq, dhe po thom me vete qysh nuk i thash veq ‘jo’ pa asni arsye edhe pse osht me i/e moshuar, dhe edhe pse do ma marin inat.

Një koment për “Shum po me shfrytezojne”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Olina,

    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe na ke shkruar. Ne letren tende pershkruan brengen tende ne lidhje me kerkesat e te tjereve prej teje dhe aftesise tende per te jap nje pergjigije te sinqerte ndaj ketyre kerkesave. Po thua qe nuk je ne gjendje te ju thuash `jo` te tjereve dhe nga kjo po ndjehesh e ngarkuar por edhe e shfrytzuar.
    Mendoj qe kjo sjellje e jotja, te cilen po e pershkruan, ka ne prapavije mendime te tilla si: duhet te jem e mire me te gjithe, njerezit do me braktisin sikur nuk i bej te gjitha ato qe ata kerkojne dhe te ngjajshme. Ne keto situate, ku ti nuk mund te thuash jo, fokusi eshte tek ajo se cfare mendon per ty pala tjeter se sa qe eshte fokusi tek vetja jote. Ne menyre qe te ndryshosh sjelljet tua, duhet te fillosh te ndryshosh kete menyre te te menduarit e sidomosh duhet te ndalesh te mendosh se cfare mendon pala tjeter ne situata te tilla. Fillo duke i thene dhe duke i perseritur vetes qe nuk eshte e nevojshme te jesh gjithmone me e mira me te tjeret, te tjeret mund te mbijetojne edhe pa ndonje sherbim te cilin ti do e refuzosh, mendo qe njerezit te cilet te rrethojne nuk do largohen sepse ata duan keshtu, poashtu qartesoja vetes qe gjithmone do kete njerez te cilet do te largohen dhe kete nuk mund ta ndalosh. Je e vetedijshme per vlerat e tua! E di qe momentalisht keto ndoshta spo te duken qe lidhen me temen, por kur te fillosh te mendosh ne menyre te tille do e veresh ndryshimin. Pastaj ngadale fillo te ndyshosh sjelljet e tua dhe fillo te provosh ne situata te ndryshme te thuash jo. Nese e ke me te lehte fillo me pergjigjen `do e shoh`, `te tregoj pastaj`e te ngjajshme, qe te kesh me te lehte pas disa minutave te pergjigjesh ashtu si deshiron. Mos e ngarko veten dhe mos prit ndryshime brenda nates. Poashtu ke parasysh qe personat te cilet te rrethojne zakonisht nuk jane te vetedijshem per ngarkesen qe po te shkaktojne me kerkesat e tyre.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Ndjehu e lire te shkruash perseri dhe te me tregosh nese kam qene mjaftueshem e qarte ne pergjigjen time, nese ke nevoje te te sqarohet ndonje pjese etj. Deri atehere, gjitha te mirat per ty .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: