Shqetsime

Shqetsime

Mirembrema i/e nderuar me falni se ju shqetesoj por kam 1 pyetje deri tek ju
Jam nje djale 21 vjecar gjindem jasht shtetit per nje jete me te mire por pa dokumenta dhe para 1 muaji me ndodhi dicka filloj ne mes te gjoksit kisha disa shqetesime te vogla dhe mendja me shkonte se tani do te vdes si do te vdes larg familjes thojs me vete te shkoj ne shtepi pastaj ani se vdes dhe nuk mbushesha mire me fryme por kjo zgjate 30 minuta pastaj kslonte dhe sikur skisha gje
Kjo me zgjati 1 jave pastaj kaloi dhe nuk pata me shqetesime tani para 3 diteve ks filluar prape te njejtat simptoma dhe sec me krijohet dicka ne fyt qw me pengon frymemarrjen
Ju lutem nese keni ndonje keshille se cka eshte kjo sepse frigohem se mos eshte ndonje semundje e zemres apo dicka sepse jan shume i ri ne moshe
Do e vleresoja shume 1 pergjigje nga ju
Ju faleminderit shume Naten e mire

         

5 komente për “Shqetsime”

  1. Anonymous says:

    Tnjejten gjendje jam bash edhe kshtu pikrisht si ti veq se 20vjecare jam femer une!
    jasht kam ardh per pune bash sic e paske pershkruar ,mka ndodh e njejta bile perdit dishka e re mdodh dhe mendimet e keqija ta mbushin kryn thu ose koksha tu u cmend ose pasna me dek ,se je edhe i vetmum e ankthi i panikut e shfrytzon ket rast edhe ze vend te ti tona.Mu 2 jav masi kam ardh mka ndodh tu nejt meta pa fryme vet nbanes kesh tu u tranu hic vendi vend sem ka zon ,ndjenj ma e keqe hee more Alla skish ee une kur jam nis me vetbesim tplote edhe mu bo puna super jam me pune amo n ato momente thash po vdes zare larg familjes ja nisa me than shka jam tu lyp krejt thash pasna gabu qka jam tu bo vet ktu ,amo ktu e shfrytzon rastin edhe shejtani qe provoje kur tndihesh qeshtu sdo kurgja mir me ndi ,do mu mlu me dishka as mos me pa as mo me ndi se frigohesh prej castit ncast,nmjek jam kon se perdit dishka ku mdhem tham qe u smuna shkamos bree trilloj kurgja mkan than ski,amo e keqja o se edhe sen ta mbush mendjen leht dikush se ski kurgja ,po n qesi raste plot jena kan si ti ,mu mka ndiku mas shumti pi asaj dite shtrengim t qafes komplet edhe t fytit kam ,mduket se dikush pom ngulfat me kamera ma kan kshyr fytin ni thi se ki mkan than.Amo psiqika mka lodh teper.Amo une jam permisu shum se hemen tash 5 muj ikam bo ktu ilacin nja e nja po ta tham ka met zgat ndoshta ki me kajt tu nejt se krejt palidhje tdoken o tkuptoj valla krejt ,ski nevoj as mu shpjegu amoo perinatiii bindja vetes qeta thuj net des breee edhe mire fale ni namaz edhe kaj nsexhde sinqerisht perserite qeta ndihme piZotit kerko me ti hek kto mendime ,pasha Zotin perdit permisim te vetja kam pa se ti skan tona per kurgja po qashtu tvjen se tboten tonde kalova edhe une,ki me pa tona se ki me ra me flet e ki mu qu e perdit njejt edhe apet ski me dek,amo psiqika ta ban.E dyta kshille shko n barnatore lypju antistres ose me mjekun bisedo antidepresiv du hapa,tndimojne shume.Edhe e treta mos e harro as qeta saher qe tbohesh qeshtu Banu pak budall me zor,bash ashiqare pot tham qu angazhohu veq hupe mendjen nsekund se mbrenda 40sekundave nese per dishka nuk tenton me ndryshu mendjen at her ajo ze vend te ti.Nmomentin qe tvine qu bre ban dishka shtyje me dur pi permas veten ,une shka bajsha per veti mas kur u bajsha mir mukeshke ej qka kam bo amo bare indimon vetes,se eki edhe ket periudh ku edhe met fol dikush ti vetes i beson ma shum edhe tona kjo ndikon edhe ngjendjen fizike e shendetsore.Praktikoj qeto besom ki me than t drejte paske pas.Mbetsh me te mira!!

    1. Arbnor says:

      Te falenderoj shume vetem ata qe ekane kalu ket gjendje e besojne se si eshte
      Eshte shume gje e keqe cdo dit nmengjes kur cohem me vjen se smund te mar fryme por pastaj diten kur sekam mendjen aty me kalon por cdo dite e njejta me dhemb cdokund trupi sikur kam ndonje gje por ne te vertet asgje nuk kam por psiqika e sjell kete kam pyet shume psikolog se cka eshte sepse nuk mund te bindem ende se eshte pune psiqike
      InshAllah zoti na ndihmon dhe kalon sepse mjaft rende eshte pasha Allahun

      1. Anonymous says:

        Arbnor a mos je tu pas problem perdit dikund pot therr edhe mos helbet asht tut shtrengu fyti sikur met gulfat dikush se jam tnjejten ngjendje o vlla mdoket dishka do tum dale frym sen po mar ,sen po mendoj as mire mo!!! :(((

        1. Anonymous says:

          Po vllau jem perdit jam edhe une nat gjendje amo sdi qa me bo kam hulumtu shum pun paniku osht ski qa bon kur tvjen hjeke mendjen bon diqka edhe najsen palidhje bon vetem me hjek menden se kur e mba aty mendjen tmyt krejt ajo

  2. Albulena Zaimi says:

    Pershendetje Arbnor,

    Te faleminderit qe na ke shkruar, gjithashtu kerkoj falje per pergjegjje te vonuar por eshte koha e pushimeve.
    Nga ajo qe ti ke shkruar ti je 21 vjecar, ndodhesh jashte shtetit duke kerkuar nje jete me te mire por si duket menyra e shkuarjes tende atje ka qene pa dokumentacion. Para nje muaji ty te ka ndodhur dicka sic e pershkruan ti ke pase dhimbje ne gjoks dhe ke pase probleme me frymemarrje ne kete situate ti ke menduar se do te vdesesh larg familjes dhe vendit tend.
    Kjo te ka ndodhur dhe ka zgjatur diku rreth 30 minuta. Me pas per nje kohe nuk ke pase shqetesime te tilla por pastaj keto te jane rishfaqur dhe tani ke ndjenjen se ke dicka ne fyt dhe nuk mund te marresh fryme.

    I nderuari Arbnor, nga letra jote une nuk munda ta kuptoj aq qarte situaten tende, menyren se si ti ke shkuar jashte vendit dhe arsyen per kete vendim. Gjithashtu une nuk munda te kuptoj rrethanat ne te cilat ti ndodhesh te cilat mund te jene shkaktare te gjendjes tende momentale. Nuk e di nese ti ke njerez te afert perreth apo je plotesisht ne nje vend te panjohur.

    Lajmi I mire eshte se kjo situate eshte momentale dhe ka zgjidhje megjithate mund te nderlidhet me sulmet e panikut.
    Sulmi I Panikut apo “Panic Attack” eshte nje gjendje emocionale qe mund ti shfaqet cdo njeriu kur ai apo ajo ndodhet ne situata te pakendeshme, te pavolitshme dhe te veshtira per ti perballuar emocionalisht. Karakteristikat e kesaj gjendjeje jane: marrja e frymes, rrahjet e shpeshta te zemresh, mendime negative, ndjenje e humbjes se kontrollit ne mes te tjerash.
    Sic e ceka me larte ti mundesh dhe duhet ta menaxhosh kete situate duke marre fryme thelle, duke qene I vetedijshem lidhur me ate qe eshte duke te ndodhur, duke u munduar te kesh mendime pozitive e keshtu me rradhe.
    Ti duhet te mundohesh te kesh jete te rregullt, te ushqehesh dhe te kesh gjume te rehatshem.
    Mundohu te besh gjera qe te bejne te ndjehesh mire dhe te jesh I rrethuar me njerez qe te duan dhe te japin energji pozitive. Nga ajo qe ti ke shkruar me larte une nuk e di nese kjo eshte e mundur por ndoshta eshte edhe nje moment qe ti te reflektosh dhe te mendosh nese deshiron te qendrosh aty ku je jashte vendit dhe larg familjes.
    Megjithate nese keto shqetesime vazhdojne qe te shfaqen me intensitet edhe me te larte atehere keshilla ime do te ishte qe ti te kontaktosh psikologun me te afert dhe te kerkosh ndihme.

    Shpresoj te te kem ndihmuar sado pak, nese ke nevoje na shkruaj perseri.

    Albulena Zaimi , psikologe

Leave a Reply to Arbnor Cancel reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: