Shqetësim i madh

Shqetësim i madh

Pershendetje, kam nje shqetesim te madh. Jam ne lidhje me personin qe dua, por problemi eshte se ai nuk me beson se jam e virgjer.. Kam pasur lidhje me heret por nuk kam kryer marredhenje vaginale asnjeher. I dashuri im me pa dhe me tha se e kam gënjyer pasi me sy e veren se jam e hapur. Nuk e kuptoj aspak si mund te ndodh nje gje e till, kam qene aktive me fitness disa kohe por nuk mendoj se mund te ndikoj kaq shum. I dashuri me tha ose do ta pranosh qe ke fjetur me dikë para meje ose do ndahemi, dhe une e humba veten dhe i thash qe kam fjetur vetem e vetem qe mos ta humb.. Tani ai vazhdon qe un nuk jam e virgjer dhe deshiron te kemi marredhenie mirepo un jam shume e shqetesuar dhe nuk e di si tia mundesoj qe ta kuptoje se nuk e kam genjyer muaj me rradh.. A eshte e mundur kjo gje kur un nuk kam kryer marredhenie asnjeher? A eshte e mundur te kuptohet vetem me shikim nese jam e virgjer ose jo sepse u paragjykova shume nga i dashuri per dicka qe nuk e kam bere.. Pres pergjigje, ju lutem me ndihmoni. Faleminderit.

Një koment për “Shqetësim i madh”

  1. Pershendetje,
    Faleminderit qe ke zgjedhur te ndash shqetesimin me ne! Po perpiqem te imagjinoj menyren se si po ndihesh e vendosur perpara nje presioni kaq te madh, gati-gati te dhunshem ndaj te drejtave qe ti zoteron. Fillimisht po i pergjigjem shqetesimit primar qe ti ke shprehur ne leter. Ne dijenine time cipa e virgjerise (himeni) nuk mund te dallohet me sy te lire nese eshte zgjatur/care ose jo. Gjithashtu, jo gjithmone prezenca e kesaj cipe deshmon mbi virgjerine e nje vajze. Megjithate, ajo cfare ngacmon vemendjen time dhe qe ndjej se mund te jete vertete shqetesuese eshte lloji i marredhenies qe po perjeton. Nje marredhenie qe te jete funksionale dhe e shendetshme duhet te bazohet ne dashuri, mirekuptim, respekt, besim, perkushtim dhe kujdes reciprok. E ne kete rast nuk tingellon si e tille. Trupi yt, te perket ty dhe cfare vendos te besh me te, eshte dhe duhet te jete zgjedhje e jotja, e cila duhet pranuar dhe respektuar. Nuk je e detyruar t’i konfirmosh askujt asgje nese nuk deshiron apo ndihesh gati dhe kjo eshte e drejte e jotja. Je vendosur ne pozicionin e “fajtorit” edhe pse pa faj e per me teper je dorezuar pa kushte vetem qe mos t’a humbasesh te dashurin tend. Cfare ekzaktesisht nuk deshiron te humbasesh? Cilat jane tiparet apo cilesite qe ti çmon tek partneri yt dhe te kane bere ta duash? Cfare ben i dashuri yt per te merituar dashurine dhe respektin tend? Te ftoj te reflektosh mbi to. Gjithashtu, mund ti drejtohesh dhe kolegeve ne chat, te cilet mund te te ndihmojne te kuptosh me teper mbi pafuqine perpara kesaj situate, ndjenjat e fajit dhe te turpit dhr friken e mundshme nga braktisja. Je e mirepritur te shkruash serisht nese te lind nevoja. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: