Shqetesim

Shqetesim

Pershendetje jam nje vajz 23 vjecare jam ne lidhje dhe tani shpejt do fejohemi, kam filluar te shqetesohem pasi jam e virgjer dhe i frikesohem heres time te par mos ndoshta do kem dhimbje e do e perjetoj keq. Pres ndonje keshille nga femrat qe e kan tejkaluar kete gje.

         

2 komente për “Shqetesim”

  1. Eloda says:

    Pershendetje e dashur.
    “Hera e pare” gjithmone shihet si nje gje e dhimbshme dhe e pa perballueshme.
    Dhe une kam qene e frikesuar se si do jete hera e pare.
    Mos u shqeteso aspak,mos e mendo dhimbjen sepse nuk eshte diqka qe nuk mund ta perballosh madje disa vajza e kalojne shume lehte vetem mos e mbaj mendjen tek dhimbja perqendrohu tek dashuria qe keni dhe do ja dalesh.
    Te uroj fat.

  2. Lediona Braho says:

    Përshëndetje e dashur,
    Urimet më të mira për ty dhe shpresoj që fejesa jote të shkojë sa më mbarë!
    Është një shqetësim normal për të gjitha vajzat që nuk kanë kryer ende marrëdhënie seksuale. Shqetësimi më i zakonshëm lidhet me dhimbjen gjatë raportit të parë. A do kem dhimbje? Dhimbja, në fakt, është një përvojë personale. Mirëpo, është një dhimbje e tolerueshme. Nëse raporti kryhet me kujdes, nëse i kushtoni kohën e duhur paralojës dhe krijoni një atmosferë sa më të ngrohtë me njëri-tjetrin, kënaqësia do të jetë më e madhe sesa dhimbja. E rëndësishme është që të ndiesh se je me personin që do, që i beson dhe që të respekton plotësisht. Ndaj, bisedo me partnerin tënd, për mendimet dhe ndjenjat që ke në lidhje me raportin tuaj të parë. Kërko mbështetjen e tij dhe përpiqu ta përgatisësh veten, duke u informuar nga burime të sigurta informacioni, lexo në internet, bisedo me mikesha të tuat, me persona që janë mbështetës dhe ndaji frikërat e tua sidomos me partnerin. Ai është personi, i cili do të të ndihmojë që frika të zbutet. Nëse ti i beson atij, do ta kesh më të lehtë ta përballosh këtë frikë. Shpresoj që të ndihesh e kuptuar dhe e respektuar 100% nga partneri yt gjatë gjithë këtij procesi të përgatitjes emocionale dhe gjatë raportit tuaj të parë intim. Do ta shohësh që në sajë të dashurisë dhe besimit, do të ndihesh më e sigurt.
    Uroj të shkojë sa më mirë dhe ta shijosh!
    Përzemërisht,
    Lediona Braho
    Psikologe Klinike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: