Shpesh e kam mendu vetevrasjen

Shpesh e kam mendu vetevrasjen

Pershendetje, e kam nji problem shkaku i te cilit nuk po i di lezet jetes…
Jam mashkull mirepo me tipare femerore, ashtu siç ka edhe femra me tipare mashkullore (sa per ilustrim si Milihate Termkollo, Shpat Kasapi etj).
Shkaku i kesaj kam qene cak i sulmit e i talljes gjate gjithe femijerise e adoleshences, tani jam 26 vjeç, mirepo ende i vuaj pasojat e kesaj, sepse nuk kam shoqeri, ende njerezit me shikoj me nencmim e me tallje dhe e kam shume te veshtire te shoqerohem me njerez pasi askush nuk afrohet me mua sado qe mundohem te shoqerohem me te tjeret. Gjate shumices se kohes qendroj i vetmuar, i mbyllur ne shtepi se s’kam shoqeri, s’kam me kend te dal, edhe kur e thirri ndokend me dal per kafe, arsyetohen se nuk kane kohe, nuk munden etj, kurse une e di se arsyeja eshte se nuk duan te shoqerohen me mua per shkak se jam si femer. Eshte e tmerrshme kjo gjendje ne te cilen jam, po ndihem teper i vetmuar.
Pastaj moshataret e mi jane martuar e kane bere edhe femije, kurse une jam shume prapa edhe ne kete aspekt. shume shpesh me knshkuar ndermend te bej vetevrasje, mirepo prap kam heque dore nga ai mendim. Po ndihem shume keq, nuk po kam fare vullnet per jeten. Kam nevoje te kontaktoj me nje psikolog personalisht.
Ajo qe me deshperon me se shumti eshte se problemi im nuk eshte qe mund te operohet apo te behet ndonje intervenim, nuk mund te ndryshohet. Kur po e mendoj kete po me humb krejt vullneti. Edhe une dua te kem shoqeri e te kem kontakt me femra, mirepo ja qe nuk kam qene kurre i pranuar nga shoqeria, vazhdimisht jam ofenduar e jam tallur pasi kam qene si femer.
Cka me keshilloni?

         

2 komente për “Shpesh e kam mendu vetevrasjen”

  1. admin says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe zgjodhe te shkruash ne webfaqen tone, na vjen keq qe per momentin gjendesh ne nje situate te veshtire dhe shume shpejt njeri nga psikologet tane do te pergjigjet, me poshte gjen kontaktet e qendrave qe ofrojne sherbime pa pagese dhe mund t’i kontaktosh nderkohe.

    Mitrovice
    Bislim Bjagora – te rampa
    Mitrovica, Kosovo 028 376 611
    028 535 602

    Prishtinë,
    Adresa:“Women for Women International”, Arbëria 3, p.n. 10000, Prishtinë
    Psikologu: Venera Limani Kryeziu
    Nr. Kontaktues +377 (0) 44 708 386

    Prizren,
    Adresa: Rruga – Vëllezërit Frashëri 33 / A, 20000 Prizren
    Psikologu: Blerina Vehbiu
    Numri i thirrjeve pa pagese:0800 10 033
    Nr. Kontaktues +377 (0) 44 708 286

    Te urojme gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

  2. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje,

    Ju faliminderit per gatitshmerine per keshillim dhe ju faliminderojme qe na keni shpjeguar shum mire gjendjen e jauaj.

    Mund ta kuptoi shum mire sa e veshtire mund te jete te ndihesh I vetmuar dhe izoluar dhe gjate gjithe jetes I tallur dhe ngacmuar.
    Fakti qe ju mund te keni tipare femrore per asnje moment nuk ju ben person ma pak te vlefshem, ne shoqerit me tradicionale dhe ku informacionet mungojne shpesh njerzit perjashtohen nga grupet ose shoqeria per arsye te frikes dhe stigmes.

    Konsideroi se eshte shum e nevojshme qe ju te kontaktoni me nje psikolog/psikoterapist dhe te punoni ne perpunimin e situatave te femijerise dhe adoleshences por ehde ne zhvillimin e shkathtesive sociale dhe ngritjen e vetbesimit.
    E kuptoi qe ndoshta situate emomentalisht ju duket shume veshtire dhe sikur nuk ka zgjidhje por konsideroi se me ndihmen e nje psikologu/psikoterapeuti do arrini te ti ndihmoni vetes qe te ndjeheni me mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: