Shoqerore

Shoqerore

Pse mua jam ne klasen e peste dhe me duket qe shoqet nuk me duan?

Ndoshta keni ndonje keshille si te me afrohen ato.

         

2 komente për “Shoqerore”

  1. Koment nga të tjerët says:

    po thu po me duket te gjithe nuk po te dojne apo ka nje grup i caktuar i ”me te mirave” ne klase qe nuk po te dojne? nese e ke nje qe je afer shoqerohu me to po edhe pse jo me shoke me ndejte 🙂 

  2. MPS. Lirie Lokaj - Psikologe says:

    Përshëndetje e nderuar. Ju falënderoj që keni kontaktuar shërbimin tonë! Në këtë moshë trupi juaj fillon të rritet me ritme më të shpejta dhe mënyra se si mendoni do filloj të ju ndryshoj ngadalë. Shoqet janë mjaft të rëndësishme në çdo periudhë të jetës, dhe mungesa e tyre e sidomos nëse e keni ndjenjën që ato nuk ju duan, shkakton pakënaqësi mjaft të mëdha. Ndonjëherë të rinjtë deri në fund të adoleshencës, e sidomos vajzat, përcaktohen në disa grupe me disa kritere që i vendosin vet, dhe nuk pranojnë të tjerë në grup. Nëse mendoni se shoqet e tua janë shumë të afruara më njëra tjetrën dhe nuk duan të fusin në shoqërinë e tyre, ndoshta duhet të provosh të gjesh ndonjë shoqe të re. Jam e sigurt se në klasën tënde ka vajza të tjera të cilat mund të ndihen të vetmuara. Të sillesh me respekt dhe dinjitet ndaj të tjerëve është gjithmonë një mënyrë e mirë si të krijosh raporte të mira me ta.Ju lutëm na shkruani prapë për këtë ose gjëra të tjera që ju shqetësojnë.Ju uroj gjithë të mir

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: