shkollimi

shkollimi

persheendetje do doja shum qe te mendihmonit ju ne kete rast jam regjistruar ne shkoll te mesme per drejtimin juridik a mundeni te me tregoni me hollsisht se qfare permban ky drejtim qfare lende me nevojitet disa informacione per kete pres pergjigjjen tuaj sa me te shpet faleminderit ♡

         

2 komente për “shkollimi”

  1. !!! says:

    Pershendetje, une kam perfunduar shkollen e mesme ne ket drejtim po ashtu edhe fk. Me se shumti ky drejtim ka te beje me shkres si: kontrata, vendime, aktvendime, proces verbale, ftesa etj. Te gjitha lidhen njera me tjetren. Meson per kushtetuten, per kundervajtje, per gjykata, per sigurime p.sh per te drejtat e puntorve qe i kan per paga per pushime etj. Po ti tregoj disa lend qe i mson ne at drejtin perpos gjuhes shqipe, matematik etj kto lend qe jan ne qdo drejtim : e drejta e sigurimeve, stastistik, ekonomi, gjeografi, e drejta kushtetuse, informatik, organet e sistemit gjyqsor, shkrim ligjor, kriminalistik, kriminologji me penologji, arkivistik, etj. Qeto jan disa prej tyre, te deshiroj shume suksesee

  2. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Përshëndetje edona.k

    Fillimisht të falënderoj që na keni shkruar që të bisedoni e ne për një çështje shumë të rëndësishme – shkollimin!

    Kjo është çështje me rëndësi sepse kjo sigurisht ju mndëson që të përgatiteni më mirë për fillimin e vitit të ri shkollor.
    Me sa kam unë informacion drejtimi juridik duhet të ketë kryesisht lëndë shoqërore dhe natyrisht lëndë profesionale. Unë në këtë rast do të ju sugjeroja që të shkoni në shkollën ku jeni regjistruar dhe aty të takoni ndonjë profesor, sekretar shkolle, drejtorin…dhe të merrni informacione të sakta. Ose mjafton që të ju lejojnë të hyni në sallën e profesorëve dhe të shikoni orarin për klasën e dhjetë dhe aty do të keni të gjitha lëndët e shkruara. Gjithashtu ju mund të bisedoni edhe me një nxënës që është në këtë drejtim por një klasë më lart, ose edhe në librari e dinë saktësisht cilat janë lëndët dhe librat.

    Shpresoj se kjo përgjigje iu orienton sa do pak, gjithashtu shpresoj dhe uroj të keni suksese në mësimet tuaja! Gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: