Shikimi i njejt

Shikimi i njejt

Prsh para dy viteve njoftova nje djal pasi familjet tona jan ne miqesi.Ne nuk flasim thjesht shikojm njeri-tjetrin pa ndal un e dua por ai nuk e di a me do mua.A mund te me jepni nje keshill si te veproj sepse kam frik qe un ti shpreh atij ndjenjat e mia.Siq thash me par ne nuk flasim fare vetem shikojm njeri-tjetrin si te veproj…a ka mundsi qe edhe ai te ket ndjenja per mua apo jo?

         

4 komente për “Shikimi i njejt”

  1. Imyours says:

    Per mendimin tim tregoi prinderve te tu Mos ki frik do te kuptojn. Me mir tani sesa kur te behet von

  2. Përshëndetje Natasha,
    Faliminderit qe na ke shkruar.
    Me sa përshkruan mësipër ndjej se prej dy vitesh dhe aktualisht kemi të bëjmë me një marrëdhënie platonike dashurie. Në këtë rast, kuptoj mjaft qartë shqetësimin tuaj, ndjenjat e pasigurise dhe ndoshta të ankthit, që këto rrethana ngrenë. Por, të ftoj të më flasësh më tepër për dashurinë që ti ndjen. Cilat janë karakteristikat që ka personi tjetër, që ty të kanë çuar të dashurohesh, mendimet e tua lidhur me këtë situatë dhe emocionet që ndjen dhe gjithashtu, nevojën që ke për të qenë ti personi, të cilit i duhet të hedh hapin e parë, pra të veprojë?
    Faleminderit!
    Gabrila

    1. Natasha says:

      Faleminderit shum qe me kthyet pergjigje.Ajo qka me beri te dashurohem me te ishte shikimi I tij.Ne nje dit shkuam mysafir tek ata dhe ai me shikonte ishte dimer dhe ne prezencen e familjes se tij ai u ngrit te ma jepte jaknen.Dhe ne diten e darsmes se tezes time ne u takuam ball per ball njeri-tjetrin ai me shikonte sikur donte te me thoshte diqka.Kur shkuam tek ata ai fliste me motren dhe pastaj ajo kerkoi diqka qe te me kontaktonte.Por shpresat mu shuan pasi pas nje muaj kuptova se ishte ne lidhje me dike tjeter.Tani qfar te bej si mundet nje njeri te shikoj dike me aq dashuri dhe te jet i lidhur me dike tjeter ne te njejten koh?Ju lutem me jepni nje keshill..

      1. MSc. Gabriela Kuneshka - Psikologe/Psikoterapiste says:

        Pershendetje,
        E kuptoj qe ndihesh e pasigurte dhe ndoshta e zhgenjyer nga situata.
        Ajo cfare perceptova nga sa ke shprehur eshte se djali me te cilin je dashuruar, ne fakt ka zgjuar tek ti nje nevoje tenden te hershme dhe ndoshta te paplotesuar per tu ndjere e pare vertete, ose e vene re. Gjithashtu, ke perceptuar nje lloj perkujdesje ne veprimin e tij, qe eshte nje nga komponentet e rendesishem te dashurise. Por, nga ana tjeter ndodh zakonisht ne rastin e nje dashurie platonike, ta idealizojme partnerin e deshiruar, pra i veshim personit tipare apo karakteristika, te cilat ne realitet edhe mund te mos i kete. Qe nje marredhenie te jete e plote dhe te kuptohet dashuria ka nevoje te perfshije nderveprim ne nivel me konkret. Kjo padyshim nuk eshte vetem pergjegjesi e jotja per tu ndermarre. Ajo cfare mund te sygjeroj eshte te shohesh pak me teper brenda vetes, nevojat, deshirat dhe vlerat e tua. Nese has veshtiresi, mund te kerkosh keshillim personal nga ekspertet. Faleminderit qe ndave shqetesimin tend! Nese ke pyetje apo paqartesi ndjehu e lire te shkruash perseri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: