semundje psikike

semundje psikike

kerkoj ndihmen tuaj.jam shume e shqetsuar per nenen time ajo eshte 38 vjeqare qe 5 vite themi se ka dale vetem 15 ose deri 20 here nga shtepia.problemi ka filluar nje dite kur vellau bertiste ne shtepi palidhje dhe nena aty e humbi kontrollin e theu telefonin e u be nervoz ate nate shume pas ca kohe e derguam tek nje psikiater ai ia dha disa hapa por keta hapa e mbanin ne gjume me ore te tera ajo filloj dhe nuk i piu sepse realisht nuk i benin asgje thjesht ishte e trullosur ose ne gjume .nuk del nga shtepia thuajse fare, vdekjet e njerzve nuk deshiron me ndegju se ka vdek kush, me syte eshte shume keq thote qe po shoh xixa, kur i lan duart i lan disa here tani kohet e fundit flet me pak sepse syte kur ti bejne xixa ajo friksohet se mos eshte keq pse po shoh vetem une thote gjithashtu kur mendon me vete ndonje gje te keqe si ndonje familjar te vdekur ose vorre ajo e humb kontrollin.me thene te drejten nena eshte shume e menqur nga natyra por ska asnje aktivitet as punet e shtepise nuk i ben me qe 5 vite jemi ne hall te madh si tia bejme me jepni pergjigje sa me pare jam shume e friksuar ta humbas nenen ju lutem kam nevoje per ndihmen tuaj tregomeni cili ose cila nga ju mund te ma riktheje nenen e meparshme kam nevoje per te nuk mund ta humbase .te ceki edhe nje gje nena familjen e saj e ka larg nga ketu nuk ka asnje te aferm pos neve ka pas shum kriza nervore qysh ne fillim te marteses se saj se babi ka qene i martuar me nje tjeter epastaj eka marre nenen time nena ka vuajt shume me vjehrrin edhe kunatat ato kane qene shume mizore sa as buke se kane lene me ngrene edhe duke e dite seeshte shtatezene babi im e rrihte mamin qysh prej se u martu me mamin edhe 2 femije mami i ka abortu bineq ne banjon e shtepise sepse gjithmone eshte mundu per shtepine duke lare e fshire e ato mizoret e kan lane pa buke e e kane shti babin me e rreh mami asht mundu me ik nga aty por babi sa e sa here ka qajt e ajo e ka lan hajt se bohet mire hajt mos tbohna kahre ka shume eshume sene tjera po besoj mjafton me kaq me e dit cfare semundje ka a duhet me i bo fotografim te kokes mos nuk po i qarkullon gjaku mire apo cka me bo pres kshillat e stafit te juajjjj me padurimmm.faleminderit shume

Një koment për “semundje psikike”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje Elona
    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë për të ndarë me ne shqetësimet që keni për gjendjën e nënës tuaj.
    Ju e keni përshkru gjendjën e nënës, gjendje kjo që ka bërë që të jetë i dëmtuar funksionimi i saj i përditshëm dhe ajo të qëndroj pothuajse e mbyllur në shtëpi. Njëkohësisht keni përshkruar edhe situatat e rënda jetësore nëpër të cilat ka kalu nëna juaj.Për këtë jeni konsultu me psikiatrin mirëpo keni ndërprerë konsultimet duke thënë se “ia dha disa hapa por keta hapa e mbanin ne gjume me ore te tera ajo filloj dhe nuk i piu sepse realisht nuk i benin asgje thjesht ishte e trullosur ose ne gjume”.
    Ajo që mund të ju them tani është se nuk keni bërë mirë që keni ndërprerë trajtimin pa u konsultu me psikiatrin sepse duhet të dini që nëna juaj ka nevojë për një trajtim të tillë, gjithashtu duhet të dini se nuk ka trajtim që rregullon gjërat brenda natës.Prandaj ju inkurajoj që gjithsesi të konsultoheni me psikiatrin, trajtimi duhet të jetë afatgjatë dhe nëna juaj duhet të kaloj nëpër një proces terapeutik që përfshin trajtimin me medikamente dhe psikoterapinë. Gjithashtu ju inkurojoj që të flsini hapur dhe qartë me psikiatrin për cdo gjë sepse cfarë egzaminime duhet bërë apo cfarë trajtimi duhet apliku varet nga gjendja e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: