Seksi

Seksi

Me falniporpengespopokam deshir me ditpse un eduanji mashkullmasshumti ne botpor edhe aj me don kemi dashuri te vertetporkemi dashuri te pa mundursmujm mukan bashkaj jeton ne mergimpor jemi ne kontaktpse kur te bejm sekssmujmme uknaqqysh epara mendojmaosht qe kemi dashuri te madheapoqe nuk shimi shpeshapo psemashumknaqmi me puthjesamesekspseju lutem nji pergjigjeje flmpor mir kuptim

5 komente për “Seksi”

  1. MPS. Lirie Lokaj - Psikologe says:

     Përshëndetje . Ju falënderoj qe keni kontaktuar shërbimin tone! Ju e keni ndarë me neve shqetësimin tuaj lidhur më djalin që ju dashuroni. Në fillim të letrës ju keni referuar kësaj lidhje si “dashuri e pamundur” për shkak se ai jeton në mërgim. Kisha dashur të ju them se fakti që ju jetoni larg, nuk e bën këtë lidhje të pamundur. Lidhjet në distancë ndodhin shpesh dhe mund të kenë përfundim shumë të këndshëm nëse ekziston ndjenja dhe përkushtimi I dyanshëm. Gjithsesi këto lidhje I kanë vështirësitë e veta, por që nuk janë të pakalueshme. Fakti që marrëdhëniet seksuale nuk janë ashtu si ju dëshironi, është një çështje tjetër. Ndoshta problem qëndron pikërisht në faktin e “paramendimit”. Ka mundësi që ju keni pritje shumë të larta nga ky akt, dhe kjo I shton preson marrëdhënies. Besoj se ju takoheni rreth 2-3 herë në vit, dhe e kam të qartë se i mungoni shumë njëri-tjetrit, dhe kjo mungesë reflektohet edhe në aspektin seksual. Nuk besoj se bëhet fjalë për mos-përputhje në këtë aspekt. Duke pas parasysh që ju duheni shumë, zakonisht aspekti seksual vjen natyrshëm në nivelin vet, edhe pse ka raste kur përputhja seksuale mungon edhe kur eksitojnë ndjenja të fuqishme. Gjithsesi, ju kisha sugjeruar të relaksoheni dhe të mos e analizoni shumë këtë pjesë. Ashtu sic e ceka më lartë, lidhjet në distancë kanë vështirësi specifike. Nëse pas një kohe të gjatë e vëreni se nuk ka ndryshime në këtë aspekt, ndoshta duhet të diskutoni bashkë dhe të provoni të gjeni burimin e kësaj çështje. Ju mund të na shkruani prapë dhe të tregoni më shumë rreth lidhjes suaj, dhe ne do të mundohemi të ju mbështesim. Ju uroj gjithë të mira!   

  2. MPS. Lirie Lokaj - Psikologe says:

    Përshëndetje e nderuar. Ju falënderoj që na keni shkruar prapë. Tani e kam shumë më të qartë situatën tuaj. E kuptoj se paskeni kaluar një situatë mjaft të vështirë dhe më vjen keq për këtë. Me sa kuptova nga ajo që keni shkruar, ju nuk keni dilema nëse duhet ta vazhdoni aferën ose jo. Shqetësimi juaj është për faktin se marrëdhënia seksuale nuk është në nivelin që ju e paramendoni. Zakonisht në lidhje jashtëmartesore, aspekti seksual është shumë në nivel, mirëpo në rastin tuaj siç duket ju keni lidhje shumë të fuqishme shpirtërore dhe njerëzore dhe aspekti seksual është në nivel më të ulët. Këtu desha të ju pyes nëse ka qenë kështu që nga fillimi apo  kohët e fundit ka filluar të keni mungesën e kënaqësie seksuale… Ka mundësi që ndoshta keni brejtje të ndërgjegjes dhe nuk ndiheni rehat që po tradhtoni partnerët,edhe pse në dukje të parë kjo aferë ju duket shumë e drejtë, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme ndiheni pak në faj…  Gjithashtu ju sugjeroj të mendoni pak më shumë mbi këtë lidhje, dhe analizoni aspektet pozitive dhe negative dhe qfar nënkupton e gjithë kjo për juve. Për mendimin tim kjo është çështje më e rëndësishme se sa aspekti seksual. Ju uroj gjithë të mirat.  

  3. Celja e merakosur says:

    Flm por pergjigjeje  po lidhja jo jo pse oisht larg  nuk mujm mukan bashk  por  pse  aj osht imartun  un kam kalu 5 vite me ta  sekam dit qe ka grue  se smujsha  me kuptu se jemi dasht  shum aj  kurr nuk osht rujt nga askush  kur nuk  ekamshef dashurin ndaj meje  as  ne prezenc te askujt  kur  un ekuptova  qe osht imartun  edhe un provova  te  largohem prej tij  umartova po nuk mujta me harru   prap jemi ne kontakt  mas  3 vitev por problemi osht se  sun knaqemi me seks  qysh kem deshir  menxi  qe  bahemi me dal  me ba seks  edhe  kur te dalim  mashum knaqemi pe puthje sa me seks  pse  ju lutem   te dyt kemi deshir me nje  knaqsin eseksit  po sdi qka ndodh

  4. celja emerakosur says:

    me vjen mir qe pom ndimoni ne pytjet emija pom jepni pergjigjeje jam shum ma eletsuar qe po bisedoj me juve un edi por pasojat qe me ndodhin qe jam ne ket lidhje por nuk pomuj me harru shum sene ikam provu me harru por skam mujt me harru muduk sendi ma imir me umartu thash ndoshta eharroj por umartova por nuk mujta me harru mekahy ne vena te gjakut vesvese jam ba ne ket dashuri jam ne gjendje edhe te vdes per ket dashuri ju lutem nese keni naj far menyre por mem tregu si te largohem nga kjo gjendje tregonum se jam shum ne hall te madh flm por mir kuptim

  5. celja emerakosur says:

    Me vjen mir qe pom ndimoni ne pytjet emija pom jepni pergjigjeje jam shum ma eletsuar qe po bisedoj me juve un edi por pasojat qe me ndodhin qe jam ne ket lidhje por nuk pomuj me harru shum sene ikam provu me harru por skam mujt me harru muduk sendi ma imir me umartu thash ndoshta eharroj por umartova por nuk mujta me harru mekahy ne vena te gjakut vesvese jam ba ne ket dashuri jam ne gjendje edhe te vdes per ket dashuri ju lutem nese keni naj far menyre por mem tregu si te largohem nga kjo gjendje tregonum se jam shum ne hall te madh flm por mir kuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: