Seksi per here te pare

Seksi per here te pare

Pershendejte i/e nderuar,

Uroj te jeni mire me shendet dhe shpresoje qe punet po ju ecin mbare, Duke e mare parasysh qe rinia sodit nuk mendojn shume per seksin dhe pasojat e tij une dua qe me ane te ketij mesazhi t’i mar disa nga keshillat profesionale te eksperteve Psikolog.

Atehere une dhe partnerja ime kemi vendose qe te kryejm mardhnie seksuale per here te pare vlen te ceket qe te dy e kemi per here te pare, edhe normalisht i ndjejm edhe ne ato emocione mirpo deshta ta kuptoje disa nga keshillat e juaja se si duhet vepruar ne kete situate nga ana emocionale dhe krejt ne fund dua te ju pyes a ka gjasa qe vajza te mbetet shtatzene?

Ju faleminderit shume per kohen tuaj.

         

Një koment për “Seksi per here te pare”

  1. admin says:

    Pershendetje i dashur dhe faliminderit qe na ke shkruar.

    Te pergezojme per nivelin e vetedijsimit qe ke treguar duke u interesuar se si me se miri te menaxhoni se bashku me partneren mardhenjen e pare seksuale ne aspektin emocional por edhe ate shendetesor.

    Sa i perket aspektit emocional, mesiguri qe kjo eshte nje ngjarje e vacente per te dyte, dhe do ishte mire qe diten qe do e perzgjidhni per te konsumuar dashurine tuaj, te shkoni ne nje darke apo pasi qe jemi ne kohe pandemije, te pregaditni ushqim bashke, te keni nje muzike qe e pelqeni te dyte, mund te vallezoni se bashku, te bisedoni se si dhe ku jeni njoftuar dhe rikujtoni kujtimet e bukura qe keni kaluar se bashku. Merrni kohen tuaj qe ti perkushtoheni njeri tjetrit. Do ju keshillonim qe te perdorni masa mbrojtese (kondom) pasi qe mundesija qe partnerja te ngele shtatzane egzistojne. Por cka eshte edhe me e rendesishme ne kete aspekt, perdorimi i kondomit do ju ofroje edhe nje ndjenje sigurije dhe rahatije, pasi qe frika nga shtatzanija do te zhdukej, cka do ju beje te dyve te jeni me te relaksuar.
    Nje lule per te dashuren tuaj mund te jete nje gjest i bukur 🙂
    Ju deshirojme gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: