pytje per psikolog

pytje per psikolog

Pershendetje, se pari shpresoj qe keni me ma kthy naj pergjigje..
Jam nje vajze 22 vjeqe dhe sapo kam filluar nje pune te re, me kolektiv te ri po edhe te mire. Na knaqemi tu bo hajgare e sene mirepo gjithmone gjate se qeshures ndalem dhe me kujtohen te metat e mia qe i kam. Psh koleget qe i kom, jon krejt te bukura e me trupa ashtu qysh i dojn djemt. Ata mbledhen per me dal me naj klub, e edhe shkojn knaqen edhe tani e permenin ton diten, dhe pastaj po ndihem keq, jo qe nuk me ftojn se un vet ju thom qe nuk po muj, mirepo problemi osht me mu qe nuk kom vetbesim, po qe edhe me pas un apet jom ajo qe jom, pra i kom 80kg gati, e kom ni hund si te fryr edhe dhembe jo te mire, prandaj po ndihna gjithmon jo si tjerat.
Psh mu nuk um pelqen qfardo lloj djali, dhe aty ne pun ka ardh nje koleg i ri ashtu qysh kom qef un, teper i menqur, e qe nuk i kqyr sendet siperfaqesore, mirepo ai prap se prap osht djal dhe i pelqejn femrat e bukura e me trup te mire me shum sesa ato te kundertat. Dhe sado qe mundohem ta motivoj veten se do punoj e do kursej per ta bere nje operacion te hundes (per problem te frymarrjes po ashtu estetik), si dhe do i rregulloj dhembet, e shoh qe ai me nje kolege timen po knaqen ton kohen se demotivohem menjehere per jete.
Un fakultetin e kom perfundu edhe ne pune jom tashme mirepo te dashur ekzakt nuk kam pasur kurr pershkak te komplekseve te mia, bile kur um ka shkrujt ndonje ndal kom hezitu me ja kthy, qe mos pom thot per me dal dhe tani do deshperohej.
Un po mendoj qe nuk osht krejt problemi qe un duhet me pas nje te dashur qe me qen ma e lumtur, por po du mas pari mu ndi mir me veten, mem pelqy mu vetja mas pari, se shpesh thom kur mu nuk um pelqen vetja qysh kom mi pelqy dikujt, edhe pse pasi qe um kishin njoft kishin dasht me nejt me mu, mirepo qdo kush te kqyr mas pari ne pamje.. Ndoshta problemi osht krejt qe un nuk po mundem me kursy mjaftueshem qe per me plotsu at listen teme, se e di qe masi qe ta kisha bo operacionin edhe do sene tjera estetike(jo operacione apo gjana tjera) isha ndi me veten e lumtur edhe isha dal lirshem dhe me kon do qe kisha fol do i kisha pelqy. Se paku un kshtu mendoj. Me falni qe e kom zgjat si shum por do um kishit bo mu ndi shum mir nese um kishit ndihmu sado pak..

         

Një koment për “pytje per psikolog”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje e dashur Anila,
    Te falenderoj per letren e derguar. E vlersoj qe ke zgjedhur te ndash me neve disa nga mendimet
    e tua me te ndjeshme dhe me intime. Shpresoj qe pergjigja ime do te sherbej qe te ndjehesh me
    mire. Ne letren tende ke pershkruar situata ne te cilen nuk gjindesh vetem ti, por shumica e
    vajzave ne ditet e sotme. Fatkeqsisht ne ditet e sotme, pasacerisht fal rrjeteve sociale, po na
    servohen standarte te gabuara te dukjes dhe bukurise. Me ndodh personalisht te ndjehem sikur ti,
    sikur nuk dukem mjaftueshem mire, sikur i kam qindra gjera te ndryshoj te vetja, sepse keshtu te

    tjeret do me pelqejne dhe duan me shume. Por pastaj filloj dhe reflektoj per njerez qe me
    rrethojne, njerez qe i dua, i pelqej dhe njerez qe nuk me pelqejne, dhe e kuptoj qe bukuria dhe
    pamja fizike ka shume pak te beje me keto ndjenjat e mia. Ajo cfare dua te them, eshte qe te
    mundohesh te reflektosh edhe ti per personat te cilet i ke prane dhe personat ndaj te cileve ke
    ndjenja pozitive apo edhe negative, besoj do e shohesh se sa pak luan rol bukuria apo pamja
    fizike ketu. Kjo sa i perket mardhenieve me te tjeret, ne pergjithesi. Sa i perket specifikisht
    mardhenieve romantike, eshte e vertete qe ndoshta ne minutat e para pamja fizike mund te
    dominoje per krijimin e impresionit, por nje personalitet i forte dhe i bukur, nje mendje e hapur,
    dominon ndaj pamjes fizike. Gjithmone nese gjendesh ne hapesire me personin adekuat, sepse
    shpesh ndodhe qe njerezit thjesht te mos jene ne botera te njejta (kjo ska te beje as me pamjen
    fizike, as me personalitetin etj.).
    Gjithsesi, ashtu sic sugjeroj qe personi te rritet ne aspektin personal, ashtu duhet te veproje edhe
    ne aspektin fizik. Nese mendon qe humbja e peshes do ndikoje qe te ndjehesh me mire, atehere
    beje nje plan per te humbur peshe. Shiko per programe te shendetshem per ta bere kete gje,
    diskuto me persona te cilat kane humbur peshe dhe beje nje plan konkret per ta bere kete gje.
    Motivoje veten kohe pas kohe me gjerat qe te pelqejne, pasi qe te arrish objektivat e vendosura.
    Besoj shume qe nese je e vendosur do arrish shume shpejt objektivat tua. Kjo njejt vlen edhe per
    operacioni e hundes etj. Megjithate, shpresoj qe te jesh shume e vemendshme ne objektivat qe i
    vendose per ndryshimin e pamjes fizike. Je e vemendshme per ndikimet qe vijne nga jasht dhe te
    cilat te japin ideja per ndryshimet ne pamjen tende fizike. Sidomos je e vemendshme ndaj asaj qe
    servohet ne rrjetet sociale, sepse kryesisht jane standarte bukurie jo realiste.
    Krijoje nje model te jetes, ku del me njerez te ndryshem, krijon shoqeri, i jep vetes mundesi te
    njoftosh sa me shume njerez, sepse ne aspektin social keto pervoja do te sherbejne per tu ndjere
    me mire, per te pare qe edhe te tjeret i kane te njejtat pasiguri sic i ke ti (edhe ato koleget e
    bukura ne zyren tende), por edhe per te ju sherbyer te tjereve me prezencen tende.
    Je krenare per arritjet e tua deri me tani. Psh. fakti qe je e punesuar ne nje treg sic eshte ky i joni,
    tregon qe je shume e zonja. Perkujtoja vetes shpesh gjerat per te cilat je krenare.
    Me trego nese letra ime te kete sherbyer per tu ndjere me mire. Poashtu me shkruaj nese deshiron
    te diskutosh edhe me tutje per ate se si ndjehesh. Deri atehere, cdo te mire per ty .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: