Pyetje per ermal azisllari

Pyetje per ermal azisllari

Perdhendetje jam vajza e temes DEGJOVA TRURIN E JO ZEMREN PO TANI CFAR TE BEJ E poblikuar me date 12 mars ku kisha shkruar per nje histori e shkuar me nje person dhe fejuar me dike tjeter tani Po shtroj pyetjet qe mua me me duket se me marrin frymen kur mendoj per ish-in uroj te me ndohmoni te ndihem me mire
1- mua me lendon shume ndishtu ngaqe une jetoj ne nje vend qe nje vajz qe ka pasti nje lidhje nuk quhet e ndershme dhe ajo lidhje per mua ishte e para dhe e fundit dhe isha plot 19 vjece dhe me lendon fakti qe i fejuari Im mund ta kuptoj nje dit per lodh jen time kur tani ai me di per te ndershme kjo mund te jet nje arsye pse nuk mundem te harroj
2- edhe sikur te isha perseri ne kohen kur bera zgjedhjen mes te fejuarit dhe ish-it une perseri mendoj se do e zgjidhja kete qe kam sepse ne nje bote si sot eshte e veshtir te jetosh me nje njeri qe pi alkol e tepron shume me nje njeri qe nuk punon por vetem ne kafe nga mengjesi ne dark
3- edhe sikur te dua te marr nje vendim per ndarje qe nuk e dua nje gje te till sepse nese une ndahem familja ime eshte e lidhur ne menyr aq te ngaterruar sa edhe motra ime do ndahej nga bashkeshorti ose ndoshta sdi flisnim me te por as une nuk dua te ndahem dua te jetoj me te ai eshte i duhuri per mua eshte perfekt
4-si mund te perqendrohem une tel lidhja aktuale me te fejuarin pa menduar gjithmon per dashurin e shkuar si mund te harroj te kaluaren
Dhe pak informacion une me te fejuarin qendron rreth 4 din ne jav kemi pothuajse mendime te kunderta per jeten ai eshte shume kursimtar e do shume parat dhe mendon se vetem ajo te ben te lumtur nuk e le punen as nje dit per ndonje gje qe duhet festuar por vetem nje dark ne mbremje ose pse jo as pak ndersa une them dicka tjeter harmonia ne famije te ben te lumtur gje qe e kam Arsyeja qe sot me mban te lidhur me te eshte se me pelqen si njeri eshte perfekt per mua me te mir smund ta gjesh ne fund te fundit nese nuk punon dhe nuk kursen ne kete kohe eshte e veshtir te kesh mjaftueshme per te jetuar
Thjesht une dua te harroj dashurin e shkuar nuk dua qe kur ta shoh te them sikur te jem me te nuk dua qe kur te kalon ne rrug te hell syt kudo per ta pare ate ne ndonje kafe dhe kur e shoh behem keq dua ta ken ndergjegjen e qet qe une nuk i thash saghe kur u ndam thjesht keputa lidhjen dhe kaq edhe pse sa her qe flisja shfaqeja pavendosmerin time ne lidhje me te gje qe e kishte kuptuar dhe me kishte then edhe ai Dua ta harroj dua ta dashuroj te fejuarin tim uroj te me kuptosh dhe te me ndihmosh shum faleminderit

Një koment për “Pyetje per ermal azisllari”

  1. Ermal Azisllari says:

    Pershendetje perseri,
    Nga sa me shkruan, kuptoj që jeton në një ambjent ku opinioni i njerëzve të tjerë ka peshë shumë të madhe, dhe kjo të bën të frikësohesh se cdo mendojë i fejuari yt nëse e merr vesh për lidhjen tënde të mëparshme. Duke mos njohur të fejuarin tënd dhe as mjedisin ku ti jeton nuk mund të të them ctë bësh, por duket sikur ke nevojë ti japesh një drejtim kësaj cështje. Në psikologji quhen “punë të paperfunduara”, ku ti me mendjen tënde përpiqesh ti japesh historise së shkuar përfundime apo vazhdime alternative vazhdimisht (po sikur..), duke mos u shkëputur dot prej saj dhe duke jetuar kështu më shumë në të shkuarën se në të tashmen. Kjo gjë duket se të shkakton ankth dhe mërzitje të vazhdueshme dhe të ndikon në cilesinë e jetës.
    Mbase do kish qene më mirë që këtë histori ta kishe ndarë që në fillim me te fejuarin? Kjo mund të shërbente dhe si një lloj prove të pranimit të njeri-tjetrjit për atë qe jeni, bashkë me historitë tuaja, aq më tepër që lidhja jote e parë me sa ti tregon, ka qene pa kontakte fizike. Gjithsesi je ti që e vlereson se sa e mundur ështëkjo gjë në këto momente, me çfarë pasojash mund të jetë për lidhjen dhe nëse mund të demtojë edhe situatën familjare më gjerë, duke qenë se me sa ti thua, keni dhe lidhje të tjera krushqie me këtë familje (motra jote).
    Kur flet per konceptin e “vajzës së ndershme”, ky është vetëm mendimi i të tjerëve apo edhe i yti? E ke pyetur veten se përse nuk e ke ndarë këtë histori me të fejuarin tënd? Ti vetë si ndjehesh kur mendon për këtë gjë? Nga ana tjetër, lidhur me fokusimin tek lidhja aktuale: ti thua që të duket perfekt i fejuari, por që keni mendime të kundërta për jetën!!! Cfarë e bën perfekt të fejuarin tënd? Nëse ai është pefekt për ty, po veten tënde si e konsideron? A mendon që lidhja jote e mëparshme të bën më pak perfekte?
    Lidhur me mendiimet që të vijne ne koke pe te dashurin e meparshem, mendo që jane thjesht mendime, dhe je ti qe ju jep atyre fuqi duke i konsideruar më shumë nga ç’janë. Në kokën tonë kalojnë gjithfarrëlloj mendimesh, nga më pozitivet tek më të cuditshmet, herë të pranueshme e herë “të gabuara”, të cilave ne zgjehdim tu kushtojmë rëndësi apo ti lëmë të kalojnë.
    Së fundi, në të dyja letrat që ke shkruar ti flet se sa punëtor është i fejuari, por nuk tregon se si e mbush ti ditën tënde. Është nevojë bazë e cdo njeriu të mbushë kohën e tij me veprime, mendime dhe emocione; e nëse nuk kemi shumë cfarë të bejmë, mendja jonë i mbush hapësirat bosh me mendime e me ndjenja, jo gjithmonë pozitive. Kështu, megjithse nuk kam informacion se si ti e mbush ditën, do të të sugjeroja të gjeje aktivitete alternative për ta mbushur, qoftë punë apo aktivitete te tjera, sepse kur mendja eshte e zene me dicka eshte me kollaj te largohet nga nje mendim i caktuar. Sa i takon harrimit të të dashurit të parë, besoj se është objektiv i vështirë, për më tepër që ti vetë i ke dhënë shumë rëndësi kësaj historie në mendjen tënde. Një objektiv më i arritshëm do ishte që ti japësh një kuptim pak më të arsyeshëm kësaj historie, ti japësh vlerën reale që ka pasur, si një njohje për së largu, një lidhje platonike që nuk eshte provuar në realitet se sa mund të ecte. Nderkohe që jeta vazhdon dhe është mirë të vlerësosh gjërat që ke aktualisht për atë që janë e për atë çka të japin.
    Duke shpresuar që kjo përgjigje të të orientojë disi në lehtësimin e shqetësimit tënd,
    të uroj gjithë të mirat,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: