Pucra me qelb

Pucra me qelb

Pershendetje! Doja te ndaja nje shqetesim dhe te merrja mendimin tuaj. Para 2 javesh me dolen disa pucra ne pjesen e brendshme te buzeve te vogla te vagines. Fillimisht njera nga buzet u fry dhe ndjeja dhimbje, ne pjesen e siperme vazhdoj te kem nje kokerr te forte. Pas dy ditesh pashe qe ishin formuar disa xhepa ose pucra me qelp dhe gjak brenda qe plasen vet. Dhimbje nuk kisha me. Shpelahesha me uje dhe betadine disa here ne dite per disifektim. Pa u konsultuar me mjekun perdora ovula vaginale per 5 dite(per infeksion dhe antimykotike) duke menduar se mund te jete nje infeksion. Por sot shoh qe eshte formuar nje tjeter serisht si te parat. Dhimbje nuk kam kur urinoj por vtm nje ndjesi djegie te lehte dhe kruarje vendin e pucrave. Mendoni se eshte dicka shqetesuese? Ju faleminderit

         

Një koment për “Pucra me qelb”

  1. Dr. Premtim Gojani - Gjinekolog says:

    Unë mendoj që janë shqetësuese dhe ju rekomandoj ta vizitoni Gjinekologun dhe të merrni trajtimin tek ai.Dr Premtimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: