Psikologu

Psikologu

Pershendetje kam nevoj per ndim te me ndihmoj dikush qe ka provoj nket aspekt ose naj psikolog.Jam ni djal 19 vjeq dhe qka pom shqeteson shum asht ka 2/3raste se foli me naj qik i pelqej nmuhabet tpar po ashtu dhe ajo mu foli mir krejt po une e kam ni tkeqe ndaj dikujt qe ndjej diqka ia shprehi krejt qka kam i tregoj se edu psh jam ngjendje me ba githqka per ty ti je per mu gjithqka e qesi sene edhe e kam vrejt se meniher mu kan largu nuk e di a per kete arsyje a najsen tjeter ama ma mer menja qe per kete kurr skam qen ne lidhje 19 vjet i jam e as puthjen e par se kam sheju ama a asht gje e keqe nese une veazhdoj me i shpreh dikuj gjitha tmirat me fjal apo mamir asht mi kursy fjalt.faliminderit shum

         

Një koment për “Psikologu”

  1. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Përshëndetje,

    Të falënderoj që na jeni drejtuar të ndani me ne preokupimin që ju keni!

    E lexova me kujdes letrën tuaj dhe ajo që unë mund të ju them është se nuk ka ndonjë formulë magjike që të garanton suksesin në raporte me njerëz në përgjithësi dhe me vajza në vecanti. Sigurisht që dashuria, lidhja lind spontanisht dhe zhvillohet. E vlerësoj shumë faktin që ju jeni i drejtëpërdrejt dhe i sinqert. Besoj që sinqeriteti është shumë i rënëdësishëm në raportet me të tjerët. Pastaj se si e kuptojn dhe si e marrin të tjerët është cështje tjetër. Unë nuk kam cfarë të shtoj tjetër për letrën tuaj vetëm ju uroj të vazhdoni të jeni vetja, dhe të paraqiteni ashtu si jeni, kjo mendoj është vlerë dhe pastaj gjërat vinë me kohë në vendin e vet, dikush që ju meriton do të ju vlerësoj dhe do të ju kuptoj.

    Ju uroj gjithë të mirat dhe ju ftoj të na shkruani sërish sa herë që e shihni të nevojshme, ju mirëpresim!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: