Psikolog ju lutem

Psikolog ju lutem

Pershendetje kam nje shoqe eshte 30 vjeqe qe para 1 viti filloi te kete keto probleme:
Bllokim i trupit
Ngufatje shume here eshte zgjuar duke shtrenguar veten tek fyti
Lodhje te tepert sa nuk mund te beje asgje vetem gjume.
Mbushet fryme duke folur dhe ndalet sepse nuk mundet
Ka dhembje te forta ne gjithe trupin.
Si dhe nderron personalitet behet shume agresive.
Pas gjithe ketyre simptomave si dhe nderrimit te personalitetit , ndryshimi total i zerit te saj ne te mashkullit forca e saj e papershkruar,me raste sepse ka raste ku nuk mund as te ngritet ne kembe.
Ka raste kur nuk han dhe vetem bllokohet ne vend poashtu ka dhe raste kur e tepron me te ngren.
Si mund te pershkruhen gjitha keto ju lutem.
A ka mundesi te jene keto nga operacionet qe ajo ka kaluar.
Operimi i pare para 5 vitesh ne hunde pasi e beri kete nderhyrje para 2 vitesh beri operacion dhe nofullen qe te dyja per shkaqe estetike jo shendetesore.
A mund qe e gjithe kjo gjendje e saj te jete shkaktuar nga anestezia dhe barnat e forta qe i jane dhene sidomos ne operimin e nofulles sepse e ka kaluar me shume veshtiresi.
Ju faleminderit per pergjigjet.

         

Një koment për “Psikolog ju lutem”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje Siera dhe te falenderoj qe na ke shkruajtur ne nukjevet. Pershkrimi i gjendjes se shoqes tende qe ke sjelle, me ben te mendoj qe ajo po kalon prej kohesh nje gjendje te renduar psikologjike. Do te rekomandoja shume qe shoqja juaj te kryente nje konsulte psikologjike ose psikiatrike per te bere nje vleresim profesional te kesaj gjendjeje ku luhatjet e gjendjes emocionale dhe faktore te tjere te personalitetit duket se jane po ashtu te paqendrueshem. Per sa i perket shkakut/shkaqeve, eshte e pazakonte qe anestezia apo barnat pas operacioneve mund te sjellin keto ndryshime sic i pershkruani ju.

    Shpresoj te kem ndihmuar sadopak
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: