Pse ende nuk e harroj

Pse ende nuk e harroj

PershendetjeE dua nje djale por ai esht i martuar …Ne fillim njihja gruan e tij , por nuk shkoja kurr te ata ne shtepi , por si mora vesh se i ka ardhe asaj burri shkova vetem qe ta shihja sepse te gjith flisnin per te thonin se ai ka ardhe , kur shkova e pash , qe ne shikim te pare ai me pelqeu , tani kaloi shum kohe se shihja shum shpesh ate , dhe flisnim qeshnim por askush nuk dyshonte asgje , askush nuk e dinte se ai me pelqente , kete ver ndodhi diqka , un isha jasht dhe e pash ate , me tha qfar ben ketu thash asgje po pres nje taxi per te shkuar ne shtepi , ai ishte me vetur , tha hip se te qoj un ne shtepi , hipa un por nuk e dija se qfar do ndodhte , ai me preku kemben , mua mu qesh po edhe me erdh shum keq , sepse do preferoja te me thoshte me fjal nese ai ndjen diqka per mua por jo ashtu sic beri me veper , un ja bera qfare ben , me tha me fal mendoja se ishte gruja ime , un dola nga vetura se arrita ne shtepi tani , por nuk pata koh per ti then diqka tjeter , te nesermen e pash , ai vinte shpesh tek ne ne shtepi rrinte me vellaun tim , po i thot vellaut hajde dalim , e un po i them tung ai me tha nuk po vjen ti ?? thash jo pse , vellau im ma beri hajde me ne mos rii vetem , shkova por nuk flisja , doja ti flisja atij vetem por nuk mundja ishte vellau me ne , e me von ia dergova nje mesazh ne facebook , kam harruar se edhe gruja e tij hyn ne at facebook , ajo ka par mesazhin , por un ende nuk e dija , ai te nesermen hyn ne facebook dhe me thot mos me dergo me mesazha se gruja ime i ka par ata , thash ok me fal , tani gjdo dit flisja me te ne facebook ne chat , po askush nuk e dinte , gruja tij me tha pse ti flet me burrin tim prej kur keni lidhje por ne fakt ne nuk bem asgje vetem ai qe me preku , un ja bera me fal por burri yt me preku , un ja qova nje mesazhe ne facebook per te sqaruar gjith kete pun, ajo me tha kurr me mos i fol burrit tim , nese te shoh duke i fol do ti them te gjitheve qe ti je nje ”kurve ” , nje dit u pam live me burrin e saj dhe un nuk i fola , ai me shkruajti me nje leter , me tha te nesermen te pres ne shtepi tek un ne ora 12 ose 20 , un nuk doja te shkoja , por prap shkova , dhe po i them , pse me thirre ndjen diqka per mua a po e ke vetem per argetim , ai me tha se prej dites qe me ka pare e ka vrejt se un ndjej diqka per te , dhe me tha se per te esht e njejta gje , ateher i thash po nuk mund te bejme kete , gruaja jote me tha keshtu , ai me tha se nuk mund te vazhdonte me keshtu te me shihnte por te mos me prekte puthte etj..vazhduam 1 jave keshtu pastaj i thash te dua por nuk mund te jemi bashke me , ai me tha pse , thash sepse ti ke nje grua ke femije me te dhe un kete histori po dal sikur nje ”kurve ” sic tha dhe gruaja e tij , ai me thot se kurr nuk ka menduar per mua ne kete menyre , nuk me ka dashur si nje ”kurve ” por si nje femer normale , tha ok e respektoj zgjidhjen tende , do te le rehat por dije se kurr nuk do te harroj , thash as un ty , kaluan tani me 4 muaj dhe ende mendoj per te , ishte nje kohe mendoja se e kisha harruar , por ne fakt jo , smund ta harroj nese e shoh gjdo dit , dhe nuk mund ta pranoj faktin qe te mos flas me te , ka pak kohe i kam kerkuar falje prap gruas vet , thash se ateher nuk kam menduar mir se qfar po beja , dhe i thash rri rehat se nuk mendoj me per burrin tend , por ne fakt e genjeva sepse ashtu ishte puna , ajo me tha se mami im e din , thash qka , ajo tha se i ka treguar mamit tim por i ka then mamit tim mos i thuaj asgje vajzes tende sepse ende esht e re , me vjen turp kur e shoh mamin ne sy dhe mendoj qe ajo e din , por nuk mund ti ndryshoj ndjenjat e mia , e dua por sdi si ta harroj …Edhe pse e di qe esht e pamundur:S , Ju lutem te me ndihmoni ne nje menyr se si ta harroj ate plzz , nuk mund te vazhdoj me keshtu , zemra me dhemb kur e shoh me gruan e tij ….Pres pergjigje sa me te shpejt.

         

13 komente për “Pse ende nuk e harroj”

  1. Koment nga të tjerët says:

    Eshte e kuptueshme qe je dashuruar ne njeriun e gabuar, mirepo duhesh qe te tregohesh e fort dhe te marresh nje vendim te fort. Me duket se ti vetem paske marre vendim per tu larguar nga aj, dhe per ta harruar. Ne qoft se po, at her permbaju ketij vendimi tend, mundohu qe vertet ta harrosh dhe ta gjesh dike qe ta duash vertet. Per te harruar dikend qe e don nuk eshte e lehte, por me beso qe seshte e pamundur. 4 muaj kan kaluar tashme, dhe ti duhesh qe te vazhdosh me jeten tende, gjej vend per tu relaksuar, per te kaluar kohe me shoqeri, me njerez te ndryshem, argetohu, dhe mos i lej vetit hapesir per te menduar per te. Mos harro qe gjeja me e rendesishme eshte qe ta bindesh veten qe duhet harruar aj person.Ti uroj tgjitha tmirat

  2. Koment nga të tjerët says:

    Po mvjen keq qqe je nket gjendje…mendimi im eshte..qe nese do qe ti ndihmosh vetes ta harrosh at njeri..at`her duhet qe tlargohesh nga ai..tio veqse paske marr vendim..je largu sadopak..po nqf  ti e takon at cdo dit..at`her nuk e ke leht ta harrosh..dua t`them qe duhet t`jesh larg tij…:S:S

  3. Anonymous says:

    Ndodh nganjëherë, që ndjenjat njerëzore projektohen tek njerëz, të cilët nuk mund t’u përgjigjen atyre për shkaqe të ndryshme. Në rastin tuaj, ju duhet të kuptoni natyrën e ndjenjave tuaja: jo çdo gjë, që na duket dashuri, është e tillë. Prandaj, ia vlen, që të rikonsideroni ndjenjat tuaja: pse mendoni këtë person? Vetëm sepse nuk mund ta keni? Apo për shkak se përballeni me mungesë vëmendjeje? Dhe, kështu, mund t’i bëni pyetje vetes, duke kërkuar përgjigje. Mos shmangni asnjë pyetje: përgjigjet e tyre mund t’u japin informacion të rëndësishëm për fazën, që po kaloni. Gjithashtu, kjo mund t’ju ndihmojë, që të menaxhoni më mirë pëlqimet tuaja, kur i konstatoni ato.

  4. xxXxx says:

    Falemderit qe mu pergjigjetKam provu ta harroj , dhe ende luftoj kunder ndjenjave te mia , por problemi esht se e shoh gati cdo dit , te pakten nje her ne jave eshte e pamundur qe te mos e shohe ate , dhe kur e shohe me gruan e vet kjo po me lendon ende me shum.Nganjeher them me vete e kam harruar nuk mendoj per te por kur e shoh dua te jem me te dhe e kuptoj se nuk arrij dot ta harroj ……Po me  pengon shum fakti qe e dua ende qe ta vazhdoj jeten sepse nuk arrij te dua dikend tjeter perpos atij …

  5. xxXxx says:

    Po te kuptoj qka po me thua , po un smund te largohem askund ketu jetoj me familjen time , e vetmja gje qe mund te bej esht te mos dale nga dhoma ime kur ai vjen tek ne , por as kjo nuk zgjedh problemin , ndoshta ne shtepi nuk e shoh po jasht e shoh me veturen e tije ,Nuk po qka me ba shum jam ne hall , shpresoj ndokush te me gjej nje zdhidhje sepse keshtu nuk mund te vazhdoj me :S

  6. BURIMI says:

    KEMI QENE TE DASHURUAR TE DY, DHE TE DY TE MARRTUAR, TE DY KEMI FEMIJE , TANI JEMI NDARE ,DUA TA KALOJ SA ME PARE QE MUNDEM , POR VESHTIRE E PERBALLOJ,SI ESHTE ME SE LEHTI TE HARROHET ,LIDHJA KA ZGJATE 1 VJET E GJYSEM,DHE KANE KALUAR , 9 MUAJ POR SPO MUNDEM TA HARROJ

  7. vuajtja says:

    e dua dikend por nuk po mundem ta harroj sepse ai nuk me don mua sepse jemi ilake por i takon nje vendi tjeter dhe e ka mbiemrin e njejte me mua keshilla ju lutem pa te jeta ime ska kuptim.

    1. eda says:

      duhet te mundohesh te duash nje tjt qe te harrosh

  8. Anonymous says:

    unete kisha propozuar qe ti jepni fund kesaj aventure sepse ai eshte nje burr i martuar

  9. trelece says:

    asnjehere nuk eshte gabim te dashurosh….thuaji ato qe ndjen……<3

  10. Anonymous says:

    Jam nje djal 37 vjeqar jam i martuar i kam dy femi krejt ka shkuar ne regel po kohen e fundit gruja nuk me do kerkon te ndahehet prej meje kurse une ate ende e du por ajo me thot ne ftyr qe un sa vjet kam jetu me ty jom munu met dasht po nuk kum mujt ajo me thot ti krejt jeten ma ke plotsu po dashnija po me mungon dhe tash mas 16 vjet kerkon te ndahet mua edhe aq qe pom dhimen femia e ajo me u nda ne mes vete nuk po di qka te bej mend po du me i lujt. Alkoholin kur se pi shok nuk kam rug te kqija apo ku ta di un shpi pun pun shpi un gjeth kohen e lir e pres vetem me shoqen dhe me femi dhe gjendjen e kemi shum te mir para e t gjitha po kto 5 a 6 muaj ajo tenton te dahet nga un qka te baj nuk po di jom tuj dasht me lujt me mend sepse andaj krejt reglli i jetes po me prishet. Un kam mendu se mos kemi ndonje maxhi te zez e kam dergu naper shum hoxhallar por nuk me ka nimu asgje tash me esht nda prej meje qe 2 muaj dhesdon me ni as per mu e as per femi ndihm ju lutem

  11. blenda says:

    une jon nje vajz qe e dua nje djal por familja nuk pranon qe te dal me te ne e duam njerin tjetrin por ne perseri takohmi tinca familjen sepse ne e dashurojm njerin tjetrin

  12. Anonymous friend says:

    Hello Anonymous.

    O burri dheut gruaja jote mos te eshte dashuruar ne ndonje tjeter o zotri. Nuk eshte e mundur kjo qe nje grua te heq dore nga femijet e saje. E kuptoj qe dashurija mund te zbehet ndoshta pas disa vitesh dhe ndoshta te mos jet si me pare e forte por femijet mos ti doje nena e vet kjo eshte e pakapshme per mua. Kjo grua mesiguri ka gjet nje tjeter njeri. Ndoshta i mungojne akoma avanturat qe ska aritur dot ti beje ne moshe te adoleshences. Kjo si pasoje paraqitet tek shume femra pas nje kohe. Druaj se kur ti vijne mente ksaj budalles qe paske pase per grua do ti ikin dhente. Gjene qe te sugjeroj eshte qe ti apesh hapsire. Sa me shume ta ndjekesh aq me shume do iki. Kur tmos ja fuses do te ndjeke ajo ty. Per momentin mendon qe ka arite dicka por nese ka pak mend ajo do te kthehet ty serisht. Kte ta siguroj une si nje e nje qe bejne dy. Gjaku seshte uje dhe femiu te terheq ta shohesh pamar parasysh. Ajo paska stil amerikan qe lodheshka nga martesa shpejt dhe mendon se do gjej me mire po kur te mbesi ne ruge do i kujtohet cka bere. Per mendimin tim as nuk ja vlen ti rikthehesh kesaj lloj femreje. Thjesht nuk ja vlen. Ti gjej forcen per femijet e tu dhe behu i forte per ta. Lere ate le te bej cte doje se ska ku te shkoje. Kur ta shikoje qe ti nuk vuan per te dhe ke ecur perpara do te lakmoje serisht dhe do te vije te trokasi ne dere. Me shum respekt. Anonymous friend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: