Pse?

Pse?

Pershendetje .Une jam nje vajze 20 vjece dhe studioj ne fakultetin e shkencave mjekesore teknike.Kam disa gjera qe me pengojne shume ne vete.Kjo ndoshta edhe nga gjerat qe kam kaluara.Un jam rritur ne nje familje problematike ku sherret dhe dhuna ishin normale.Prinderit e mi jane thjesht dy pontore pa arsim te larte madje babi as 9vjecaren se ka bere.Gjithesei kjo njk me pengoi te kem ambicie per mjekësinë.Problemi qendron nga ana emocionale e imja.Un me ata nuk jam shume e plotesuar shume e lidhur kjo ndoshta sepse mbaj mend shum sherre apo sharja apo largime edhe duke ja shfaqur njeri tjetrit por edhe mua ne shume raste.Vllai im eshte njeri i mir por prap nuk me kupton fare.Kurse adoleshencen dhe femijerin e kam kaluar nen heshtje,nenvleresim dhe pa dashuri nga rrethi social.Per vite me rradhe kam qene jo vetem shum e semure i kisha spitalet si shtepi te dyta tani te pakten kto 3,4 vitet e fundit jam ber me mire gjithsesi un akoma vuaj nga nje semundje kronike e mushkrive.Jo vetem kte por mbaj barren e shume kujtimeve te se kaluares.Kurr nuk kam pasur miqesi te thella,njerez qe e duan dhe e vleresojne pranin time.Mbaj mend ne vitet e shkolles sidomos ato te gjimnazit shum njerez qe me linin vetem,me injoronin,me vinin ne loje,me percmomon para tjereve.Me gjinin mashkullore nuk kam pasur asnje lidhje edhe pse skam pasur probleme.Kjo ndoshta sepse ndjenjat e mia si per ate ca jam dhe ate qe dukem nuk me plotesonin shume ti lija te me afroheshin.Tani jam ne universitet.Jam e dobet dhe tregoj me e vogel per moshen qe kam.Mundohem te sillem kendshem me njerezit madje edhe me ata qe kan ca pengesa me mua edhe nese kemi pasur probleme e kemi zgjidhur shum mir deri ketu.

Por puna eshte se un nuk kam nevoje vetem per njerez ku te bejm nje muhabet e kaq un dua qe dikush te me kuptoj dikush qe te me njohi te me dpje me shume.Por un se di kurr nuk u besoj tjereve aq shume edhe pse ka shume veta qe jane kendshem me mua por tek cdokush dyshoj e mendoj qe””mos nje dit do jem keq dhe cdo gje do shembet,nje dit do zhgenjehem kta sillen mir per sy e faqe por nuk me duan me te vertet””nuk kane qene te pakta as injorimet dhd problemet me veten por edhe me paraqitjen fizike.Sme pelqen vetja as ne dukje as ne lidhje njerezore.Me duket sikur jam bosh dhe jetoj kot.Kam disa endrra si psh te mbaroj shkollen mire,te jetoj jashte e te krijoj nje familje te ndihem mire dhe e plotesuar me ca njerez por ato shuhen sa here realizoj ca kam perballuar apo saher zhgenjehem nga dikush.Jam shuem e ndjeshme nuk mundem ta mbaj heshtjen acarimin apo te qaren tek nje situat qe me prek.Se di pse smund ti harroj edhe te shkuaren.Ndonjeher zhytem mes 10tra “pse” pse “pse” pse ” duhet te ndodhte,pse te ma benin ashtu.E urrej veten qe ndekoh qe un po zhytem ne te kaluaren per shum gjera qe me kan ber tjeret ata jetojne te lumtur.I shikoj ne rrjete sociale,te buzeqeshur,me njerez rreth vetes,me nje fizik te mire.Prandaj kurr nuk u besoj as njerezve as Zotit.Them qe po te ishte ai i mire me jepte edhe mua gjera qe kta i kan me shumice por nuk i meritojne.Ndersa per vete jam e para qe ndihmoj,flas mundohem te dua ti afrohem cdokujt por smundem per te qene e plotesuar se di pse.

         

Një koment për “Pse?”

  1. N says:

    Pershendetje e dashur anonime! Si
    fillim suksese ne studime,dhe mos u
    dorëzo asnjëhere sepse jetes nuk i dihet
    ashtu siç e lexova kuptova qe je tip i
    ndiheshem dhe njerzit nuk sillen mire me ty
    siç bën ti per ta.Edhe une si vajzë e re
    si 16vjeçare kam shume probleme qe
    me pengojnë mjaft shume si psh familja
    prindërit e mij,raportet jo te mira
    qe i kam me te dy. Ajo qe me frymëzon
    per jetë eshte shkollimi edhe pse
    kam pasur paragjykime dhe e shoh qe njerzit
    merren shume me jeten time dhe mundohen
    qe me cdo rast te sillen keq dhe te flasin
    ashper me pretekstin qe t’me merzisin.Sa per
    shoqēri aspak mos u shqetēso,perkundrazi
    une gjat vitit te pare te shkolles se mesme
    qe e kam perfunduar nuk flas me asnjë
    vetem me 3te cilat i kam raportet me te mira
    sepse te tjerat xhelozojnë gjerat qe
    une i posedojë zgjuarsine pamjen fizike.etj.Mos mendo negativisht une mendoj se edhe ty dikush
    te xhelozon per diçka ose mundohet qe
    te arrijë diçka qe ke ti.E dashur
    ne ditë te sotit nuk ka shoqëri dhe kête
    ta them me gjith bindje,pasi qe jam tradhtuar
    dhe genjyer prej shoqes qe e kam pas qysh
    fmi dhe tash kam mar mësim.Mundohu
    qe te besh me te miren per veten tende
    le anash fizikun tënd po mundohu qe
    te arrish sa me lartë,sot eshte e veshtire
    te gjesh dikê qe ta kupton botēn le te themi
    ashtu se problemet dhe hallet e njerzëve janë te mëdha
    nuk je e vetmja. Perbuzjet nga familja
    i perjetoj edhe unë po tash falë Zotit
    kam nje punë te mire shkollim dhe per gjithçka i
    faleminderohem Zotit dhe më pas edhe
    vetes time sepse kurre nuk jam dorëzuar.
    Beso ne veten tende beso ne Zot
    mos beso ne njerëz sepse ne fund gjithëmone
    do zhgenjehesh. Vetem pse ti nuk je e bukur siç
    e ke cek edhe vet a mendon se bukuria
    ta ndalon suksesin dhe mardheniet me
    gjininë e kundert? Pergjigjja eshte “Jo” Duaje veten
    merr vullnet vet nga vetja qe te vazhdosh
    tutje ti je ende shume e re gradualisht
    e gjen edhe personin qe do ta kalosh
    pjesën tjeter te jetes,por primare per ty
    le te jetë shkollimi dhe te jesh një
    femër e pavarur.Mos i beso gjithkujt
    Duaje veten keshtu siç je jeto qetë
    sepse kjo jete eshte e shkurt,dhe çdo dite
    eshte diçka e re ,shpresë ,gëzim per secilin.
    Une te pershendes dhe shpresoj qe te
    kam ndihmuar sado pak. Mirmbetshi❣️❣️

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: