Prsh

Prsh

Prsh stafi jam 18 vjeqare un ka dy vite qe skam qet e qet ne fillim filloi krejt papritur kisha probleme me frymarrje dhe shum frik per veten se qfar po me ndodhte me pas vazhdoi me mendime te keqia rreth vetes dhe nuk mundesha te rri pa pranin e prinderve dhe per gjdo gje shprehesha tek ta qe nje vit perdor terapi nga nje psikiater me ka ndimuar shum por koheve te fundit me po kam mendime negative kam frik nga vdekja e prinderve te mi dhe me shqetson fakti qe smund tia dal e vetme per gjerat qe me ndodhin dua te jem e pamvarur dua ta dij a eshte kjo nje faze e cila kalon me kohen

         

Një koment për “Prsh”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje

    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë .

    Ju keni përshkru gjendjën tuaj, keni thënë se keni pas “ankth” dhe nëse ju kam kuptu drejt keni kërku ndihmë profesionale e cila duket se ka qenë efektive.
    Ajo çka tash po e shihni si problem është e ndërlidhur me shqetësimet në raport me prindërit, keni frigë se mos ata po vdesin dhe ju nuk do të mund të ja dilni të funksiononi pa ata.
    Ju kisha sugjeru që të provoni të reflektoni në situatën duke bisedu edhe me prindërit ( keni thënë se për çdo gjë shpreheni te ata),provo të merresh me aktivitete fizike dhe relaksuese dhe mundohu ta shohësh situatën sa më realisht.

    Është e vërtetë se këto shqetësime mund të jenë të zakonshme te vajzat e moshës ashtu që provo të bisedosh edhe me moshataret e tua.
    Nëse gjendja edhe më tutje është perzistente dhe keni pengesa në përditshëmri do të ishte mirë që përsëri të kërkoni ndihmë profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: