Propozimi

Propozimi

pershendetje te perzemerta jom taku me nje njeri qe e njoh por skemi pas asnjeher bised me te dhe me propozoi te kem lidhje me te me thot kom dosht saher me te thon por skum pas guxim se me pelqen shum por jom ne dyshym se me thot mos e di askush lidhjen ton nuk di qka te bej ju lutem nje keshill faleminderit.

2 komente për “Propozimi”

  1. Adelina Nura - Psikologe says:

    Përshendetje !Faleminderit që i jeni drejtuar shërbimit tonë për  konsultim!  Lidhur me atë që ke shkruar po reflektohet një dozë dyshimi dhe konfuziteti tek ju që lidhet me rastin në fjalë.Do të doja të të pyes para se të vazhdoj me tutje nëse ti di ndonjë lidhje që mbahet sekret dhe si të duket kjo ide për një lidhje sekrete, si të bënë të ndihesh. E keni përmendur dyshimin, a mund të më shpjegoni më tutje (ku dyshoni dhe për cfarë)? A  do t’ia kishit këkuar një lidhje të tillë të dashurit tuaj edhe nëse po në cilat raste? Cfarë ndjeni për personin dhe a dini më shumë për rrethin e tij ?Lidhja e fshehtë ka një dozë të eksitimit fizik dhe seksual në vete. Ciftet që I mbajnë lidhjet e tyre secret në përgjithësi kanë një arsye për të mbajtur një lidhje në një gjendje të tillë. Këto arsye mund të jenë të arsyeshme e të paarsyeshme. Lidhja e fshehtë I ka edhe kërkesat e veta që ciftet ekstremisht duhet të jenë te kujdesshëm dhe të përpiqen të menjanojnë cdo gjë që lidhet me zbulimin e lidhjes së tyre edhe kjo mund të jetë në disa raste edhe shumë e mundimshme.Prandaj për të sqaruar më tejë situatën dhe ju veten tuaj dhe për të parë si mund të veprohet me tutje do të parashtroj edhe disa pyetje :  Cila është situata apo faktorët që e shtyjnë përsonin që kjo lidhje të mbahet fshehtë. A keni arritur të diskutoni me këtë përsonin për këto gjëra për të qartësuar situatën. A do të pranonit ju një lidhje të tillë?Mendoni përgjigjjet e këtyre pyetjeve  të parashtruar në këtë përgjigjje timen dhe nëse nuk e keni problem na ktheni përgjigjje dhe të vazhdojmë më tutje konsultimin!Në pritje të përgjigjjeve tuaja ! Gjithë të mirat! 

  2. flora says:

    faleminderit per ndihmen tuaj.po ndihem shum keq,lidhja sekrete per mua nuk eshte serioze, un se kom pranu por i thash me jep koh,ai me tregoi qe ka qen i martum para se te me propozoj por eshte nda,arsyen e lidhjes sekrete nuk me tregoj vetem thot me beso mua,ai e njihte edhe familjen time.nuk di pse po me terheq aq shum nuk mundem ta largoj prej mendjes,ne bised me dukej shum i sinqert ,ju kisha lut per nje mendim tuajin ne ket rast si te veproj ju faleminerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: