Probleme me spermen

Probleme me spermen

Pershendetje stafit, deshta te ju pyes kam probleme me spermen del ne form te duqave apo ne form kokrrave, kam kryer disa analiza dhe me kan dal ne rregull, mjeku me ka rekomanduar nje lloj barne Spermotrend dua te ju pyes se a ka efekte anesore kjo lloj barne pasi qe analizat me kan dal ne rregull
Falemnderit shum

         

Një koment për “Probleme me spermen”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Sa i perket konzistences se spermes po ju informoj se konzistenca (dendesia) e spermes varet nga shume faktore si p.sh. lloji i ushqimit, aktivitetet fizike, shpejtesia e ejakulimeve (derdhjeve), prania e infeksioneve ne sperme, niveli i testosteronit, dehidrimi etj. Zakonisht sperma me “kokrra” te cilat nuk shkrihen brenda 30 min eshte pasoje e infeksionit te spermes. Qe sa kohe ju eshte paraqitur kjo dukuri. Nese kjo dukuri ju eshte paraqitur koheve te fundit duhet ti kryeni analizat e spermes (fares) : spermiogramin, Spermokulturen me antibiogram, testin ne Klamidie, Ureaplazma, Mikoplazma, urinen dhe ultrazerin e traktit urinare dhe testiseve per te pare a mos keni infeksion te spermes apo ndonje patologji tjeter dhe me rezultate duhet te lajmeroheni per vizite te urologu. Spermotrendi eshte suplement i cili e perniredon kualitetin e spermes (spermiogramin) por nuk eshte per elimininin e “kokrrave” ne sperme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: