Probleme gjinekologjike

Probleme gjinekologjike

Pershendetje!
E kam nje shqetesim dhe nuk dita ku tjeter me u adresu, e hyna te kjo faqe me shpresen qe dikush me kthen pergjigje.
Para 2 vitesh kam fjet me te dashurin tim pas nje feste te ditelindjes se tij, jemi marre vesh mos me pas asgje, veq me fjet prane njeri-tjetrit. Nga lodhja gjate festes, une kam fjet nje ore pasi jemi shtrire me pizhama dyte. Kur jam zgju ai me ka zhvesh pizhamen e poshtme dhe e ka fut penisin ne pjesen vaginale une nuk e kam ndje ate veprim. Kur u zgjova ai kishte qene tashme brenda dhe bera panik e pyeta pse e kishte bere, ai betohej ska ndodhur asgje ama ka nevoje ne mengjes te masturboj dhe deshironte veq me prek. Nuk ka pas gjak ska qene as shume thelle kur jam zgju ama une prej asaj dite gati se cdo nate me shfaqet si ankth sepse shume me bejne presion nena dhe motra mos me humb virgjerine e me pas kujdes. E ndjej sikur me eshte hap, dhe rri e shtrengut tane kohen, smuj me hec pa u rrudh a pa u shtrengu se me duket sikur po me hyn nje ftoft i madh nga posht te vagina. Ai me shaka thote ta kam be tani kthehet thote jo se po baj hajgare. I kam thene po e ndjej te hapur e aj veq keshet edhe thote veq nese ke ba me dike tjeter. A une kurre pas asaj here se kam lene me me prek se nuk i besoj, as kurre marredhenie me dije timen skam ba, ama shqetesohem pse rrin si hapur. Kedo qe e kam pyet nga shoqet me ka thene qe nuk ndjehet si une, nuk na duket kurre i hapur seshte pune puberteti me kane thene ato. Desha me ju pyet, a mundet me ndodh qe une e kam humb virgjerine gjate kohes sa kam qene ne gjume, dmth a humbet edhe pa u ndjere ?

Një koment për “Probleme gjinekologjike”

  1. Pershendetje e dashur says:

    E para punes zemer, shpresoj te jesh ndare nga “i dashuri” sepse kjo qe ai ka bere me ty quhet perdhunim, e dyta e punes nuk besoj se ke ndonje shqetesim fizik po besoj ndjenja jote esht teper psikologjike dhe traumatike, te lutem largohu prej atij personi, ai nuk do te miren tende, fol me nje psikolog dhe gjinekolog dhe mos harro qe trupi dhe shendeti yt jan gjeja qe ka me shume rendesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: