Problem familjar

Problem familjar

Pershendetje, jam 23 vjeqar kam probleme me prinderit rreth qeshtjes se fes dhe deshiroj ta praktikoj fen qe nje koh te gjat po falna msheft qe 2 vite e gjysm 5 vaktet, ne moshen 16 vjeqare kam nis me shku nxhami ma kan ndalu menihere kam vazhdu koh pas kohe me shku msheft e gati qe 3 vite po arrij ti fali 5 vaktet msheft po kom shum nervoz e stres nuk po di qysh mja fillu me fol me ta rreth ksaj teme se mkan kercenu qe tqesim prej shpis jom i varun materialisht prej tyre nuk kam ku me shku edhe farefisi mkundershtojn rrethi i aferm krejt kunder meje jam fjalos tkalumen tash e kam lan fjalosjen edhe pse me provokojn pe praktikoj fen msheft nuk punoj jam student ne vitin e fundit poashtu deshira ime eshte qe te ardhmen e afert te martohem me grua fetare po familja mkan blloku ne shum aspekte dhe plane jetesore nese ka mundesi nje keshille se si me dal prej kesaj situate stresuese,faleminderit per mirkuptim.

         

4 komente për “Problem familjar”

  1. Roka says:

    I ke tri raporte te rendesishme te nderlidhura me kete gjendje: 1. raportin tend me fene, 2. raportin me familjen, edhe 3. raportin me studimet (si rruge drejt pavaresimit).

    Prinderit ose veç e ndiejne qe ti falesh, ose eshte çeshtje kohe deri sa ta kuptojne. Pasi tashme je 23 vjeç, te ka hije qe te ulesh e te flasesh me ta. Nese beson qe nje konflikt i mundshem me familjaret do te te pengonte ne studime, te cilat thua se je afer t’i perfundosh, ndoshta duhet ta konsiderosh qe te durosh deri pas diplomimit. Normalisht, me prinderit dhe gjithe familjaret duhet te sillesh me qetesi e edukate. Nese pernjemend vjen deri tek perjashtimi prej shtepise e gjirit familjar, kjo s’do te thote qe eshte patjeter gje e keqe per ty. Ndoshta te ve ne pozite qe te pavaresohesh e piqesh si burre. Nje pune e angazhim per t’u pavaresuar eshte deshmi per ty dhe per ta qe ti je pjekur dhe je i gatshem t’i japesh shoqerise njerezore, e jo veç te marresh prej saj, sikur deri tash. Atehere do te rritej respekti i te tjereve per ty, e sidomos edhe i familjes. Tek atehere do te te shohin si te rritur dhe do t’i marrin me seriozisht vendimet e tua per rrugen tende ne jete. Nuk besoj se do ta duronin te te humbnin perjete.

    Pra,

    1. Ose fol me ta tani e njoftoji se e ke seriozisht. Kjo do te thote qe ta marresh persiper rrezikun qe te perjashtohesh nga gjiri familjare e, ne ate rast, te angazhohesh per t’u pavaresuar financiarisht.
    2. Ose prit deri pas studimeve dhe pavaresimit financiar.

  2. ANONIM says:

    Faleminderit shum per keshillen sadopak keshillat po ma lehtesojn gjendjen psikike dhe shpirtrore shpresoj qe kur ti vije koha ta kaloj me sukses ket sprov.Faleminderit edhe njehere.

  3. Anonimxxxxx says:

    Pershendetje. Nuk kam informata ma te detajuara sa i perket perceptimit te tyre per fene Islame,sepse fatkeqesisht prinderit nga mosdija edhe frika per devijimin e femiut te tyne veprojne me injorance,ne vend qe te diskutohen hapur ne lidhje me secilen qeshtje qe mendojne qe paraqet problem.
    Ty shume pergezime per praktikimin e fese,se njeri pa e pas nje rregull ne jete edhe nje mbeshtetje eshte i ç’ekuilibruar. Une e di qe ata e kane friken e ekstremizmit,frike kjo qe ju ka mbjell nashta prej rrethanave e ngjarjeve ne kohen e fundit e edhe mendojne qe t’hup si njeri. Çka ty te takon eshte me jau spjegu qarte, e nese ata kane zemer ty me te perjashtu prej shtepise pa kurrfare baze, me vjen keq se çfare prindsh paske! Po nuk mendoj qe e bajne ata,ata e kane veç me te alarmu ty. Kurre mos hjek dore prej fese pavaresisht gjithçkaje,veç bonjau me dije,e ata nuk kane me pas zgjidhje tjeter veçse me te pranu ty !
    Suksese e na mbaj te informuar.

    1. ANONIM says:

      Faleminderit shum per keshillen dhe sugjerimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: