Problem

Problem

Pershendetje
Jam nje vajze 30 vj. Kam nje vajze 3 vj kam rreth nje muaj Qe jam ndare Pasi ishte i på durueshem personi ne krah por sapo zbulova Qe jam shtatezane. Me personin buk Dua te kthehem me kurre. Cfar duhet te bej? Nuk kam te ardhura dhe as shtepi per momentin po rri tel nje mikja ime? Ju lutem me ndihmoni si te veproj? Kam shume nevoj te flas me dike

         

2 komente për “Problem”

  1. Anonim says:

    Mendoj qe eshte e nevojshme per ju ta gjeni nje pun ne lamin qe keni me shum njohuri me qellim qe ti kryeni te gjitha shpenzimet financiare. Dhe ne ket rast eshte e nevojshme perkrahja e familjes qe te ju qendrojn pran dhe te ju jepin keshilla motivuse per ta vazhduar jeten,(pasi qe ne e dim qe ndarja eshte nje problem shum serioz ).Shpresoj qe sado pak te ju kem ndihmuar me kete keshill edhe pse nuk kam shum njohuri ne kete fush dhe shpresoj te ju ecin punet mbar.
    Ju falemderit..

  2. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Ina,

    Ju faliminderit per gatitshmerine per keshillim.
    Po arrij te kuptoi qe vertet ndodheni ne nje situate jo shum te pershtashme dhe jot e lehte per te managjuar.
    Ne gjithe kete proces nga ana juaj po kuptoi qe ju jeni e vendosur qe mos te ktheheni te ish bashkeshorti/partneri qe konsideroi eshte shum e rendesishme.
    Nje dileme qe po ballafaqoheni eshte si me ja dal me rrethanat e jetes duke konsideruar qe keni nje vajze dhe tani po pritet edhe nje femije.
    Ju lutem perpiquni me kuptu dhe me kerku ndihme juridike per grate, ne aspektin qe a keni te drejte juridike nga ish partneri.
    Drejtohuni Qendrave per pune Sociale dhe kerkoni asistence sociale ne menyre qe situaten ekonomike te balanconi.
    Keni shpjeguar se momentalisht ndodheni tek nje mike, ne rrethin e juaj familjar, social a ka edhe persona te tjere qe do te ishin te gatshem te ju perkrahin ne cfardo forme.

    Nje dilem tjeter qe ju e keni shprehur por jo ne menyre esplicite po le te kuptohet se sit e veprohet me shtatzanine e sapoidentifikuar, ne kete rast ne nuk mund te keshilojm se sit e veprohet pasi qe ai duhet te jete nje vendim nga ana e juaj, por para se te merrni cfardo vendimi shikoni se cfar mund te ofrohet nga istitucionet ose kerkoni edhe per ndonje Organizate qe perkrahe grate.
    Nese jetoni ne Kosove kontaktoni shtepite e sigurta per gra, nese jetoni ne Shqiperi me vjen keq por nuk kam informacione se cfar ofrohet por prape kerkoni ndihme.

    Po kuptoi qe jeni me nje situate shum te veshtire, perpiquni me u kujdes per vehten, qendroni me njerzit qe arrijn te ju kuptojne, perpiquni me dal ne natyre, me ece me bo aktivitet fizik, me loz me vajzen ne menyre qe te menagjoni sa me mire kete situate!

    Mirembeteshi!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: