problem

problem

Pershendetje te nderur kam nje problem me djalin i cili del dhe vonohet shpesh dhe un mandej po behem shum nervoz po besoj qe kejt nga frika se mos po shkon ne rrug te gabuar dhe koheve te fundit shum shpesh po bahem nervoz per njeher pelcas kur osht diqka qe nuk osht e drejt jo qe mua sme pilqen apo nuk osht ne favor timin por kur osht diqka e pa drejt jam ne gjendje ta shkyej dikon aq shpejt qe po me vjen kjo nervoz nuk e di pse nuk ka ber kontrollasnjeher edhe pse me njerz te mir jam shum i qet nuk e nguci askend ne jet kurr para por thash e thanat me bajn nervoz e kisha pas deshir qe disa gjerave mos me ua vu veshin por nuk po munde,ok ju kisha lut ndonje kshill te juajen se qka te bej dhe pse po behem shum shpejt nervon per nje sekond.flm per mirkuptimin.

Një koment për “problem”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje Adi

    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë.
    Nga ajo që keni shkruar duket se problemi që e keni është i lidhur me djalin tuaj me të cilin duket se keni moskuptime në raport me dalje dhe vonesat e tij. Gjithashtu keni thënë se frigësoheni se mos po shkon “rrugës së gabuar”. Gjithashtu keni thënë se shumë shpejt “bëheni nervoz”.
    Sa i përket cështjes në raport me djalin mund të ju them se ju jeni prind dhe është normale të shqetësoheni për fëmiun tuaj. Mirëpo duket se ky shqetësimi juaj ka arrit të ketë ndikim në raportet mes jush, duke ju vështirësu komunikimin dhe duke bërë që të jeni vazhdimisht nervoz, nervozë kjo që po ndërlidhet pastaj edhe me situate tjera.
    Ajo që ju kisha sugjeru dhe inkuraju për fillim është që për të shmang moskuptimet mes jush ju të provoni të bisedoni me djalin tuaj ashtu që të i shpjegoni atij cfarë ju bënë nervoz në raport me daljet dhe vonesat e tij, të interesoheni se ku po shkon, me kend po shoqërohet dhe cfarë bënë ai. Ju sugjeroj të provoni të bisedoni atëherë kur të dy jeni të qetë, do ta keni m të lehtë komunikimin dhe të kuptoheni më mirë mes vete.
    Vazhdoni të komunikosh me ne, na shkruani si po rrjedhin gjërat dhe ne do të mundohemi të ju ndihmojmë në vazhdimësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: