prinderit e Yllit

prinderit e Yllit

E kemi djalin Ylli i cili ka problem qe eshte i mbyllur ne vedi, dhe pine shume duhon. Nuk pranon me andje kurfare shoqerie. Deshira e tij eshte me dale tere diten neper kafene dhe keshtu harxhon shume para.
Neve prindeve po na intereson a ka ndonje Punkt Pranues ne Prishtine, apo ne Kosove, i tille qe djali yne te dergohet ne sherim.

Me respekt,

prinderit e Yllit

         

Një koment për “prinderit e Yllit”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Prinderit e Yllit, ju faleminderit qe na keni shkruar dhe keni ndare shqetesimin e juaj me neve.
    Yllin e keni pershkruar te jete i mbyllur ne vete, nuk preferon te shoqerohet me te tjeret dhe qe eshte duke konsumuar duhan dhe per pasoje po harxhon shume financiarisht.
    Per ta kuptuar dhe analizuar me mire gjendjen e djalit te juaj, per mua kishte me qene e rendesishme ta dija moshen e tij, nese shkon ne shkolle, nese merret me ndonje aktivitet shtese, qe sa kohe ka filluar te sillet keshtu? A keni komunikim te mjaftueshem me te dhe nese e dini neper cfare ka kaluar ai koheve te fundit? Nese ka pasur ndonje problem?
    Do te ndihmonin edhe disa te dhena shtese per ta pasur nje pasqyre me te gjere per ambientin e Yllit ne pergjithesi, si: sa anetare te familjes jeni, si jane kushtet financiare, sa kaloni kohe bashke familja juaj?

    Per te ju qetesuar paksa, ne baze te moshes suaj-po mund te aludoj qe Ylli dikund eshte ne adoleshence ose ne fillimet e te 20-tave dhe disa nga keto jane zhvillime tipike per moshen e tij.
    Une ju kasha preferuar te komunikoni me te dhe jo ne rolin gjykues por t’i afroheni ne menyre me shoqerore dhe te shprehni interesim rreth tij dhe jetes tij momentale.
    Perderisa flisni me te dhe i ofroni kujdes mund t’i flisni edhe per webfaqen tone dhe t’ia leni atij te vendose nese deshiron te na shkruaj.
    Megjithese, nese ai vijon shkollen mund te interesoheni se si eshte situate atje duke biseduar edhe me mesimedhenesit e tij dhe psikologun e shkolles-nese shkolla vec ka nje te tille.
    Te rinjet e kesaj moshe jane ne fazen e formimit te identitetit dhe kane pergjithesisht tendence te mbyllen ne vete, dhe gjithsesi ju duhet mirekuptim dhe perkrahje nga anetaret e famijes per ta gjetur veten dhe gjerat qe atyre ju pelqejne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: