Po mthojn gej

Po mthojn gej

Un jam nje djal me mesimi te rregullta dal gjithnje por dosa nga shownia ime e gjere me ngucin duje me then pederr pastaj mua me thojn vetem ose kam nje ze te ngjajshem mr nje femer juk di si te veproj me ndimoni , sepse kam frik te dhkoj dhe te takohem me psikolog

         

2 komente për “Po mthojn gej”

  1. e lenduara says:

    Ska asgje tkeqe secili esht i lir ne zgjedhjet e tij nese sje pse ndihesh keq ktheja pergjigjen qe meritojn ato qe te thon gjej force te kundershtosh nk ka rendesi zeri rendesi ka ajo qe ti flet kuptoje kte edhe ska asgje per te pasur frik per tu takuar me psikologe thjesht do flasesh me te sic flet me shoqerin tende ndoshta fola pak ashper po ndoshta per kte ke nevoi sepse edhe un po kaloi kte lloj situate po mua me thon e humbur rrethi i te njohurve te mi prandaj me beso te kuptoi mir po na duhet vetem pak force dhe besim te vetja jon dhe do tia dalim duhet tia dalim se dy rrug kemi te fitojm kunder te tjerve ose te humbasim dhe nk esht gje e bukur te jesh humbes gjith tmirat

  2. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Përshëndetje,

    Të falënderoj që na keni shkruar dhe të siguroj që gjithmonë te ne do të gjesh njerz të gatshëm për të biseduar për gjithcka që të preokupon.
    Nga letra juaj e shoh se ju jeni një djalë i sjellshëm, pak ndoshta i ndrojtur por i gatshëm për shoqëri dhe kjo është shumë e rëndësishme.
    Secili nga ne është i ndryshëm nga të tjerët dhe kur flasim për shoqëri dikush është më i shoqërueshëm, dikush më pak…kjo është krejt normale. Shokët i zgjedhim secili nga ne. Personat që shoqërohen me njëri tjetrin sigurisht që gjejnë gjuhë të përbahskët dhe kan tipare të përafërta, pajtohen për gjëra të ndryshme, ose i lidhë puna, shkolla, vendbanimi etj.
    Më e rëndësishmja kur flasim për shoqërimin mendoj se është fakti që për të pasur shoqëri është e nevojshme fillimisht të sillemi normalisht, ashtu si jemi duke mos tentuar të ndryshohemi. Pastaj është shumë e rëndësishme që të pranojmë fillimisht veten me të mirat dhe jo të mirat tona, gjithashtu të pranojmë edhe shokët ashtu si janë. Kur të arrijmë të veprojmë kështu sigurisht që edhe të tjerët do të na pranojnë dhe shoqëria lind vetvetiu.
    Prandaj, sillu me të tjerët ashtu si je në realitet, mundohu t’i kuptosh dhe t’i mbështetësh kur ata kan nevoj, pranoi ashtu si janë, ke besim te vetja dhe pranoje e respektoje veten dhe gjithcka do të shkoj mirë.

    Shpresoj që kjo përgjigje do të ju ndihmoj sa do pak, unë ju ftoj të na shkruani sa herë që e shihni të nevojshme, ne ju mirëpresim!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: