Pershendjetje

Pershendjetje

Pershendjetje jam 18 vjeqare prej shtatorit te vitit 2017 kam fillu me pas probleme kom pas frik shum kom pas probleme me frymarrje mensine te keqija deri ne muajin janar te vitit 2018 pastaj fillova te kem permirsime dhe perseri ne muajin nentor te vitit 2018 filloi persiri te njejtat shqetsime nuk kam arrit me shku as ne shkoll kisha frik shumm kam qen tek tek nje psikiater dhe me dha te perdkr amyzol dhe vitaminat b1,b6dhe b12i kam pedorur nje muaj pastaj me vazhdoj amizolin dhe tab.vitamin b6 per 20 dit tani ma ka vazhduar vetem amizolin permirsim kam jam me mir por kam pa ne lajme qe nje 18 vjeqar ka berë vetvrasje dhe mua më është fiksuar me duket se un done bëj një dit kam shum frikk saher me shkojn ment tek ai rast me duket se edhe do e bëj një dit e vetmja gjë qe më shqetsom tani është kjo a duhet ta largoj vet un nga mendja ketë gjë absurde?

         

3 komente për “Pershendjetje”

  1. Anonymous says:

    kjo qe e thu ti eshte stresi i testev e i mesimev po un tkisha than veq meso pak ski nevoj te stresoshesh edhe mundohu me msu me logjik pap po pak e jo krejt e permendsh se ni dit nese i mson permensh skan me tvy sen ki me pakshtu qe sdmth me kan ma e mira gjithkush e ka rrugen e vet ,un jom ni femer edhe nfillore krejt kan kesh me mu se hiq skom msu sma ka ni per shkoll hiq kur dola shkoll tmese msojsha mir u bona krytare e klases tani shkova ne fakuletet e aty her ma dojke her jo tash jom nmaster veq po munohna mi msu me logjik ,tii merrum pak edhe me aktivettet tjera ppo ta nin fort per nota se tek w fundit stpercaktoj ty si indivit ti ki vlera tjera nese shkollen sta rrok hajajahah kiss

  2. Anonymous says:

    Se kom problemin te testet te shkolla un me deshiren mat madhe kisha shku ne shkollë po vetem nese si kisha pas ato mendime te keqija ne kokë qe skan tbojm me shkollen aspak mu psikiatri mka thon qe e kam morr si frik se mos kam ndonje semundje ose mos pom ndodh ndonjë gjë e kam pytur se mos kom ra ne depresion mka thon joo se kisha frik se mos po bie ne depresion un kom pas probleme me frymarrje dhe me dukej se do vdess kisha shum frikk tani problemet me frymarrje nuk kam ne at mas sa kam pas me heret tani vetem me është fiksuar ajo mgjarje qe kam parë ne lidhje me vetvrasjen dhe saher që e mendoj me duket se edhe un to ta bej te njëjtën ndonjë dit dhe kam frik se sdo ta kaloj let fjendje asnjeher.

  3. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje

    Ju faleminderit që keni zgjedh uebfaqen tone për të ndarë me ne shqetësimin tuaj.

    Ju keni përshkru gjendjën tuaj dhe keni thënë se për rreth disa muaj në vitin 2017 keni pas probleme mirëpo jeni përmirësuar. Nëse ju kam kuptu drejt duket që tre muajt e fundit gjendja është përsërit për cka keni kërku edhe ndihmë profesionale. Keni thënë se gjendja juaj është në përmirësim pas marrjes së terapisë me medikamente që ju ka përshkru psikiatri por kur keni kuptu se një person i moshës suaj ka realizu vetëvrasje keni fillu të frigësoheni se “ edhe ju do e bëni këtë një ditë”.

    Të kuptosh se një person i moshës tënde ka bërë vetëvrasje nuk është lehtë e përballueshme, shpesh na ndodh që të ndihemi keq për personin por edhe të frigësohemi për vetëvetën se mos po e bëjmë këtë edhe ne , siq ka ndodh edhe në rastin tuaj.

    Ju mund të lehtësoni këtë shqetësimin tuajin duke i dhënë mundësi vetëvetës të shpreheni për këtë dhe për cdo gjë tjetër që ju mundon. Fillimisht ju inkurajoj që sa më shpejt të jetë e mundur të e kontaktoni psikiatrin tuaj dhe të flisni hapur me te pikërisht për cështjen e vetëvrasjes për të cilën keni deklaruar se u është bërë “fiksim” . Mund të keni nevojë për kombinim të terapisë me medikamente edhe me forma tjera psikoterapeutike që janë mjaft efektive për tejkalim të gjendjës në të cilën aktualisht ndodheni.

    Duke e vlerësuar shumë hapin që keni bërë duke na shkru ju kisha sugjeru që krahas bisedës me neve të provoni të kontaktoni edhe flisni hapur edhe me dikë tjetër. Këta persona mund të jenë prindërit, shoqëria, të afërmit, , profesorët apo edhe kushdo tjetër me të cilin ndiheni rehat të flisni edhe të kërkoni ndihmë .

    Mos hezitoni të na shkruani edhe më tutje se si po rrjedhin gjërat dhe ne do të mundohmei të ju ndihmojmë në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: