Pershendetje stafi Nukjevet.

Pershendetje stafi Nukjevet.

Pershendetje stafi Nukjevet.Une jam nje djal qe kam qen gjithmon si tip I mbyllur ne vetvete,I turpshem dhe nuk kam pasur asnjehere ndonje shok te cilit mund ti besoja,me tallnin ne shkolle dhe thjesht ndihesha ndryshe nga te tjeret.Nuk hapesha ne biseda me te tjeret,thonin pse spo fol ky e jo qa ka knej anej edhe pse athere kam qen I Vogel dhe si kam kuptuar gjerat mire.Tani qe jam me I rritur disa vazhdojne me ket ngacmim po tash sma nin tfolin qat dojne kom fitu pak besim nvetvete,se nuk e ceka me heret se prinderit jane te ndare qe kur isha diku 6,7 vjeq ndoshta ka te beje edhe me faktin qe kurr nuk e kisha nje figure atërore qe te kaloja koh me te dhe te me mesonte dhe ndihmonte ne gjera lidhur me boten edhe pse nenen e kisha gjithmon prane dhe me keshillonte shum asnihere smka lon keq,o kujdes gjithmon nmnyren matmir per mu.Une jom fmija I vetem skam motra e as vellezer.Me babain kontaktet I kam te rralla dhe rralle here me dergon para poashtu gjendjen financiare nuk e kom shum tmire.Thjesht dash ta mem kshillu diqka per me pas mashum besim nveti edhe mu ndi normal si te tjeret.Me falni per kohen qe ju mora,nese e zgjata pak thjesht kerkoj kshilla nga te tjeret,kalofshi sa me mire,ju pershendes

         

Një koment për “Pershendetje stafi Nukjevet.”

  1. Selvije Izeti says:

    Pershendetje
    Faleminderit qe ke ndare shqetesimin me ne.Shume njerez ndjehen te turpshem qysh ne femijeri,
    disa me kalimin e kohes krijojne vetebesim e disa i percjelle kjo gjendje edhe ne moshen e
    rritur. Eshte e mundshme qe mungesa e babit ka mund te te bej te ndjehesh me I terhjekur ,dhe
    shume studime tregojne qe femijet qe jane rritur vetem me nje prind shfaqin nje vetebesim me te
    ulur per veten, por ti nuk duhet ta lejosh kete qe te jete nje pengese per ty dhe per zhvillimin e
    personalitetit tend.Te ndjerit I turpeshme ka te beje me ankthin social, dhe sikurse format e tjera
    te ankthit per te tejkaluar kete gjendje duhet ballfaqim dhe asesi shmangje.prandaj hapi i pare qe
    duhet nderamrre eshte ballfaqimi me situaten.Te ndjehesh i ankthshem nuk eshte
    problem,problem eshte te i shmangesh nderveprimeve sociale.Kyqu ne biseda te shkurtera.
    Asnjehere mos prit qe tjeret te te ofrohen ose te te flasin.Beje ti hapin I pari.Ti ndoshta mendon
    se mund te refuzohesh.Kujt i behet vone!!!Jane me miliona njerez ne kete bote, dhe nuk do te
    thote te gjithe te te te pelqejne, e as ty nuk te pelqejne te gjithe??Prandaj jepja mundesin vetes te
    kyqesh ne biseda, te njohesh njerez te rinje, te sfidosh veten, vetem keshtu e nderton
    vetebesimin.
    Suksese,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: