Pershendetje nukjevet

Pershendetje nukjevet

Pershendetje nukjevet. Desha te ndaj me ju nje shqetesim, ka afer dy jave qe nuk ndihem rehat, papritmas ndjej sikur po me ndodh diqka apo do te me ndodhe diqka e keqe, sikur do vdes. kam rrahje te shpeshta te zemres dhe me dridhet trupi. Jam e fejuar dhe keto kohet e fundit me duket sikur kam filluar te mos e dua te fejuarin, me jan fiksuar keto budallalleqe ne koke. ju lutem me ndihmoni me ndonje keshille tuajen a ju ka ndodh dikujt nje gje e tille apo jam e vetmja qe po ndihem keshtu.

         

2 komente për “Pershendetje nukjevet”

  1. Lena says:

    Pershendetje,

    Si duket ju keni filluar te keni simptoma te ankthit, dhe eshte mire te vizitoni psikologun, pasi qe keni edhe dilema ne mardhenien tuaj.

  2. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te falemidnerit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me neve.
    E ke shume te qarte momentin kur ke fillaur te keshe ndryshime, keshtu qe a mund ta kujtosh se cfare piekrisht ka ndodhur para dy javesh qe kur ke filluar te ndihesh keshtu?
    Duket qe je duke perjetuar nje sres me intenziv, dh eke treguar qe se fundmi ke fillaur te mendosh ose ndjeshe qe ke ndryshime ne raport me te fejuarin? Ke menduar nese keto te dyja jane te nderlidhura?
    Eshte ndonje presion i caktuar qe ka ardhur koheve te fundit qe mund te te beje te ndihesh keshtu? Te duhet te marresh ndnje vendim apo je perballe nje situate te re?
    Sa i perket aspektit emocional te ketyre dy javeve, une te reomandoj qe te i perkushtosh kohe vetes dhe te perpiqesh te relaksohesh permese teknikave te frymemarrjes, te beshe gjume te rregullt dhe ta largosh pak veten nga obligimet e perditshme qe mund te keshe.
    Ndersa sa i perket ndjenjave per te fejaurin, eshte shume e rendesishme qe te marresh kohen qe te nevojitet per ta sqaruar me veten se pse je duke u ndjere keshtu, cfare ka ndikuar qe ti keshe keto dilema, dhe cfare ne te vertet je duke ndjere per te?

    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkrush prap nese deshiron te bisedojme me tutje.
    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: