Pershendetje jam nje vsjz 25 vjeqare

Pershendetje jam nje vsjz 25 vjeqare

Pershendetje jam nje vsjz 25 vjeqare jam e brengosur per veten time sepse ndihem shum e merzitur ndihem sikur as kush sme do jam e fejuar i fejuari me do shum mirpo kemi pas disa mos marrveshje me heret me familje t tij te cilat me kan ftofur pak te them te drejten tani e kam menjen e persier per shkak se jam duke bere disa gabime qe ndodhsta munden me kushtu shum un jam tu bisedu me nje djal qe kam bisedu para 3 viteve dhe prei ati momenti qe kom fillu mr bisedu mr te mendjen e kam te perzier ne njane an u gzova shum qe e gjeta mbas 3 viteve ne anen tjeter e mendon qe jam e fejuar ati i prngon fakti qe jam e fejuar edhe vazhdimisht me thot qe un nuk marr vajz te fejuar mirpo ndjenjat e mia per to sa vijn e shtohen nuk jam ka di qka me bo jam shum ne siklet edhe e merzitun ju kisha lut ni kshill ose ni veprim qe m sygjeroni me bo per shkak se kam shum .stres shpresoi ne mirkuptimm .

2 komente për “Pershendetje jam nje vsjz 25 vjeqare”

  1. Lena says:

    Pershemdetje… Pernderisa t thot “nuk mar vajz t fejuar” mos. E lodh veten kot dhe duke ber kto gabime… Sepse nfund do i humbasesh t dy! Cdo cift ka probleme si n fejes si n martes.. Por kjosdo t thot t bejm gabime.. Shpresoj t jesh n koh per ti rregulluar

  2. Emine Doda says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. Nuk te njoh personalisht por per nje gje jam e bindur, qe shume njerez qe te rrethojne, qe te kane familje, mike, te duan. Gjithsesi e kuptoj qe te gjithe kohepaskohe kemi periudha ku ndjehemi jo shume mire me veten, te pakenaqur dhe keto ndjenja mandej i reflektojme ne mardhenie me te tjeret. Sic shkruan ne letren tende, duket qe ajo qe te ben te ndjehesh jo mire dhe komod me veten ne keto momente eshte fakti qe edhe pse je e fejuar ke filluar te kesh kontakte me nje person tjeter. Kjo mund te mos jete nje situate shume e favorshme per ty, por te kaluaren nuk mund ta ndryshojme, le te shohim tani cfare mund te planifikojme per te ardhmen. Nuk e di se cfare ke ne plan te besh me situaten me te fejuarin dhe djalin tjeter por pavaresisht opsionit qe do zgjedhesh para kesaj sqaroja vetes se cfare kerkon ti tek nje person qe do mund te jete partneri yt. Pa i patur te qarta me veten cilesite te cilat i kerkon te partneri potencial atehere do e kesh te veshtire t’i kerkosh dhe t’i idetifikosh keto cilesi kur te gjindesh para apo ne nje lidhje te caktuar. Kjo mund te jete arsyeja perse mund te mos ndjehesh e lumtur me te fejuarin tend dhe kerkon ate qe te mungon diku tjeter. Tash identifikoje ate qe te mungon me te fejuarin tend dhe identifikoje se cfare eshte ajo qe kerkon te personi i dyte! Jam kurioze te di me shume rreth kesaj dhe nese deshiron me shkruaj dhe me trego nese ke arritur te besh nje identifikim te kesaj. Per cfaredo vendimi qe do marresh jepi kohe vetes per ta menduar dhe rimenduar disa here kete vendim, per rrjedhojat, pasojat etj. Shpresoj se shpejti te arrish te kthjellosh dhe qetesosh mendjen. Shpresoj kjo leter te te kete ndihmuar sadopak. Per diskutim te metejshem, pres te me shkruash perseri.

    Gjitha te mirat per ty :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: