Pershendetje !jam nje vajze 24vjece …

Pershendetje !jam nje vajze 24vjece …

Pershendetje !jam nje vajze 24vjece …vjet ne qershor Isha ne Pune dhe per nje moment fillova te dridhesha me merrej fryma ,mu mpin komplet pjesa e gojes …me derguan ne spital me than nga vapa ok kjo me ndodhi dhe CA Koh…shkoja ne spital me thonin Nuk ke gje..me pas fillova te kem frik te Dal jasht need rrug mendoja see do me bie te fiket …filluan rrahjet e zemres nxirje e buzeve dridhje trupi …analizat CDO gje ne rregull…kjo gje vazhdon edhe sot me duket sikur do vdes do me bjeri te fiket rrahje zemre …sidomos kur Dal me kapin te dridhurat mpihet trupi sdal dot deri ne dyqan skam perqendrim …ju lutem SI te veproj

         

2 komente për “Pershendetje !jam nje vajze 24vjece …”

  1. Anonymous says:

    pershendetje e dashur nuk di si t bisedojm ta latgojm ket mllef se edhe un jam 24 vjeqe por plasaa me beson krejt analizat i kam bo mir mkan dal a un sjam mir gjendje depresioni esht se ke frik t madhe edhe un kam frik deri tash nuk m ka ra t fikt ose diqka e keqe sm ka nodh ama un nenstop at kam ne mendje mos u merzit do na kalojjj

  2. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje e dashur,
    faleminderit qe na shkruan. Me vjen keq qe po kalon kete periudhe te veshtire; e kuptoj shume mire sikletin qe shkakton. Ankthi vertete te paralizon deri ne ate pike qe nuk te behet me te dalesh jashte e te funksionosh ne menyre te rregullt.
    Eshte e rendesishme qe te ndergjegjesohesh heret dhe te besh dicka kunder tij. Ma merr mendja se ne kete pike e ke kuptuar pak a shume se si funksionon ankthi dhe e di qe ajo ndjesi qe do te te bjere te fiket nuk eshte faktikisht realiste. E di qe nuk te bie te fiket (deri me sot nuk ka asnje rast shkencerisht te provuar qe dikujt i ka rene te fiket nga ankthi – perfec fobise ndaj gjakut). Prandaj mbaje kete ne mend. E vetmja gje qe mund te besh per momentin eshte te punosh mbi keto mendime e mbi frymemarrjen. Sapo te mesosh te racionalizosh mbi ankthin dhe te perqendrohesh te frymemarrja cdo gje do te filloje te permiresohet.
    Provo te marresh fryme disa here ne dite thelle – pra te mbushesh teresisht me fryme e ta nxjerresh ngadale. Shpesh harrojme gjate dites ta bejme kete sepse jeta eshte shume e shpejte. Sidomos ne momentet kur fillon te dridhesh apo te ndjesh frike mundohu te perqendrohesh vetem te frymemarrja. Kjo do te te ndihmoje jashte mase.
    Ne qoftese kjo gjendje vazhdon gjate, te lutem qe t’i drejtohesh nje psikologu. Eshte veshtire per ne te keshillojme online per shume detaje te tjera praktike ne lidhje me ankthin. Ne terapi meson se si te relaksohesh dhe sit e racionalizosh prandaj mundohu te gjesh nje psikolog/e prane vendit ku jeton.

    Nese te duhen me teper informacione, na shkruaj serish.
    Jam e sigurt qe kjo gjendje do te kaloje se shpejti. Te gjitheve na ndodh ne jete qe te kemi perjetime te tilla. Qendro e forte!
    Te pershendes!
    Elisa

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: