Përshendetje , dua ta ndaj një shqetësim

Përshendetje , dua ta ndaj një shqetësim

Përshendetje , dua ta ndaj një shqetësim me ju para 3 muajsh humba vëllaun tim të vetem dhe gjat asaj kohe pata shum nevoj per zgjatjen e dorës si të shoqëris ashtu edhe nga vet i dashuri im në të cilin kisha shum shpresa se nëse shoqëria sosht gjithsesi ai do ishte duke më mbështetur në gjdo aspekt si atë fizik dhe psikologjik …
Duke e ditur se koha e fështir po vazhdon edhe pa të po ndihem shum e pavler sepse ky ishte i pari që kisha një lidhje kurr më parë se shifja veten ne krahun e një mashkulli sepse skisha provuar dashurin dhe kështu kur pash që spo më ndihmonte vendosa që të largohesha nga ai shkuan një muaj e ndjeja veten më të lehtësuar si në aspektin e daljes qëndrimit me shoqëri mirpo dëshira dhe mungesa në zemer ishte gjithmon me vete dhe se ajo buzqeshje fallco smë mfjaftonte gjithmon
Një dit edhe aj u kthye si gjithqka pasi tjet bër vone mirpo sado që u mundoja që mos të bija prap në gënjeshtrat e tij ndodhi dhe un prap ja fala shkuan një muaj të cilat me të vertetë më bën që te besoja qe aj më sishte i njejti dhe se me te vertet interesohej dhe jo si ather tja dinte vetem per interesat e tij por sshkoj gjat dhe kur ai kerkon diqka shum tê madhe qe un smund tja dhuroja iku si gjithmon gjë qe une e quaj se dashuria ime e vetme per te smjaftonte pa mee dashur edhe ai tashmë kam humbur edhe motivin per te mësuar gjë qe jam shum e vetëdijshme qe me duhet shum por saher dua te mesoj qaj dhe perfundoj e mbuluar me batanije dhe me jastëk të qullur ,Jam ber dhe shum agresive nervozohem shpejt dhe se urrej gjinin mashkullore dhe e vetedijshme se e tera jam gabim por skam me motiv e as forc te permisoj ndonjë gjë ndose keni ndonjë këshill per meshkujt per ket rast dhe diqka per te shtuar motivin ju lutem më ndihmoni sepse harrova ta them se kam munges të shoqëris sepse sa her ju duhem atyre gjithmon më kerkojn por kur un dua diqka ata zhduken
Më falni për shqetsimin …❤

2 komente për “Përshendetje , dua ta ndaj një shqetësim”

  1. e lenduara says:

    Pershendetje me vjen shum keq per vellain tend te kuptoi sa keq ndihesh sa vetem dhe sa e pashpres po mos u dorezo behu e fort per prinderit e tu pasi kan vuajt shum mos e vrit mendjen per njerez qe nk ta dine vleren ti nk ke nevoj per te mund tja dalesh vetem dhe te gjesh dike qe te vlereson dhe mbeshtet jam e sigurt qe do ta gjesh nje dit sepse e meriton gjith tmirat nga un

  2. Arbnora Ismaili - Psikologe says:

    Përshëndetje
    Se pari te falënderoj qe ke ndare me ne shqetësimin tënd.
    Fillimisht dua te te shpreh ngushëllimet e mija te sinqerta për humbjen e vëllait tënd. E kuptoj se ke kaluar neper një periudhe te vështire për ty dhe për familjen tende. Është e kuptueshme qe ne këtë periudhe ke pas nevoje përveç mbështetjes se familjes edhe për mbështetje te shoqërisë dhe te parterit tënd. Ne anën tjetër raportet shoqërore, sidomos lidhjet emocionale me partnerin, janë te vështira për tu mbajtur, për shkak te moshës se re dhe sigurisht se ju mungon përvoja për tu përkushtuar një lidhjeje. Mendoj se tani ke nevoje për dike qe te kesh afër, një shoqe ose dike te familjes ku ti mund te bisedosh dhe te bën qe te ndihesh mire. Ndërsa lidhjen me këtë djalë provo qe ta kuptosh si një përvojë e bukur qe ke pasur por qe aq ka zgjatur. Je një vajze e re dhe do te kesh edhe shume mundësi te tjera qe te takosh persona qe do te bëjnë te ndihesh mire ne praninë e tyre. Tani provo qe te bëhesh e forte për veten tende dhe qe te mundohesh qe ti përkushtohesh mësimit dhe aktiviteteve te tjera qe te bëjnë te ndihesh mire dhe duke bere gjerat qe ty te pëlqejnë me kalimin e kohës edhe do te ndihesh me mire.
    Na shkruaj përsëri nëse e ndjen te nevojshme.
    Gjithë te mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: