Përshëndetje Dua qe të mbetem anonim.

Përshëndetje Dua qe të mbetem anonim.

Përshëndetje
Dua qe të mbetem anonim.
Jam nje vajzë e cila është e para në mësime por kam një problem kur kam teste mendja ime fshin gjithçka dhe nuk mbaj mend asgjë dhe nuk marr atë qe për të cilën mundohem .Të hënën kam test matematike dhe qe sot që është e shtunë dhe kam shumë stres.
Çfarë të bëj ?
Mirupafshim

Një koment për “Përshëndetje Dua qe të mbetem anonim.”

  1. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Përshëndetje,

    Fillimisht të falënderoj që na jeni drejtuar që të ndani me ne preokupimin tuaj!

    Ju thoni se jeni vajzë e para në mësime! Dhe sigurisht që ky sukses është arritur me punë e mësime të vazhdueshme. Problemi që keni ju me testet vlerësuese(vlerësimin me shkrim, mund të ketë disa shkaqe/arsye: ndoshta ju nuk po arrini t’i kuptoni mirë përmbajtjet mësimore dhe po tentoni t’i mësoni ato menkanikisht/përmendësh, ndoshta ju nuk jeni e mirë në të shprehur me shkrim dhe jeni e mirë në të shprehur me gojë, ndoshta përvojat tuaja në teste nuk janë të mira dhe ju e keni fituar tash bindjen që ju nuk do të keni sukses në teste…këtë më së miri e dini, prandaj ajo që unë ju sugjeroj është që ju të analizoni faktorët/shkaqet që po ju qojnë në këtë gjendje. Pasi t’i eliminoni ata suksesi do të vij patjetër.

    Unë ju urpj sukses në mësimet tuaj dhe ju ftoj që të na shkruani përsëri nëse e shihni të nevojshem! Gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: