Pershendetje, deshta me marr keshilla prej forumit tjuaj per problemin qe e kam.

Pershendetje, deshta me marr keshilla prej forumit tjuaj per problemin qe e kam.

Pershendetje, deshta me marr keshilla prej forumit tjuaj per problemin qe e kam. Jam nje vajze 22 vjece kam qene ne lidhje gati se 2 vjet ne fillim lidhja jone ka qene shume mire kurse me vone ai filloi te shfaqte sjellje jo te mira dhe shume shpesh per gjera te kota u ndanin me muaj nuk bisedonim, ai gjate asaj kohe sa nuk flisnim bente per inati tim vajza tjera ne rrjete sociale e ksi gjera te tilla, kshtu kalonin disa muaj ai prap me kerkonte qe te pajtoheshim te jap nje shance te rifillonim gjithqka prej fillimit, por per fat te keq te njetat gjera ai gjithmone ka perseritur, mirepo ket here dua qe mos te kthehem mbrapa sepse jam lodh nga kjo rutine dhe jo stabiliteti i tij per te marr nje hap qe te permiresohet ne ket aspekt lutem cfare me keshilloni te bej.

         

Një koment për “Pershendetje, deshta me marr keshilla prej forumit tjuaj per problemin qe e kam.”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    Sic ke thene ne fillimet e juaja ka shkuar shume mire, mirepo pastaj keni pas ndarje me muaj sic e ke thene per gjera koti. Ke permendur qe ai bente sjellje jot e mira dhe prap i ka perseritur, megjithese ti i quan te parendesishme, ndoshta do te na jepnin nje hint rreth natyres se problematikave mes jush. Cfare sjellesh i referohesh kur permend ato?
    Ne cfare niveli te lidhjes jeni tani? A keni biseduar per te ardhmen e lidhjes suaj? Ose per planet e metejshme?
    A ke menduar se cfare po e shkakton kete mos funksionim? Sa keni komunikim te mirefillte?

    Une po mund ta kuptoj sa mund te te ndikoj emocionalisht pasiguria ne nje lidhje dhe gjithe keto ndarje te shpeshta. Dhe fakti qe tashme je e gatshme per te mos e lejuar qe ato gjera te perseriten prap, tregon te jeshe e gatshme per tu ballafaquar me veshtiresite dhe per t’i zgjedhur mospajtimet me jush, ose per ta pare se ku jeni bashke dhe ku mund te jeni.
    Une te kisha preferuar te bisedosh hapur me te dashurin dhe pa fajesime, rreth ketyre ceshtjeve dhe menyres se si po ndihesh, pritshmerive q eke ndaj tij dhe lidhjes. Ta marresh edhe reflektimin e ti dhe pastaj bashkerisht te shihni nese jeni te gatshem te i tejkaloni keto ceshtje dhe te rifilloni nje komunikim me te thelle dhe ta shpieni lidhjen tuaj ne nje nivel me te mire.

    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap, te me njoftohs per zhvillimet mes jush.

    Sinqerisht,

    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: