Pershendetje

Pershendetje

Jom ni djal 45 vjeqar problemi im edht se derdhem ne kohen e fundit shum shpejt se di pse me ndihmoni ne ket problem

         

Një koment për “Pershendetje”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Prishja e shpejte (ejaculatio praecox) eshte nje qrregullim mjaft i shpeshte sidomos te moshat e reja. Ejakulim i parakohshem quhet marredhenia ose masturbimi i cili zgjate me pak se 2 minuta. Sa i perket shkaqeve per prishje te shpejte dominon mendimi se ka origjine psikogjene si frika, depresioni, raportet jo te mira mes partnereve apo stresi. Nganjehere ndikon edhe masturbimi ne kohen e pubertetit kur kryhet ne shpejtesi per te mos i zen ndokush duke masturbu ose nese ka ndjenjen e fajit qka len pasoja te mevonshme ne ejakulim te parakohshem.

    Po ju jap disa keshilla praktike se si me e zgjate ejakulimin. Gjate marredhenies kur ju vie ndjenja e ejakulimit duhet ta nderpritni seksin dhe e shtrengoni penisin (menjeher nen gllans) me 3 gishte (me gishtin e madh, gishtin tregues dhe gishtin e mesem) nja 20-30 sekonda dhe pastaj vazhdon perseri dhe kur ta keni ndjenjen e ejakulimit e nderpritni perseri seksin dhe e shtypni penisin tik nen gllans dhe pas nje kohe do te ushtroheni me e zgjat kohen e ejakulimit. Kjo duhet te perseritet 3-4x gjate marredhenies, dy here ne jave dhe me kohe do ta fiton ndjenjen e kontrollimit te ejakulacionit (diku rreth 60-70% kan permiresim me kete teknike). Nese nuk ju ndihmon kjo metode atehere mund te perdoren edhe spreja me permbajtje Lidokaini (ne keto raste duhet te perdoret kondomi sepse shkakton mpirje te vagines se partneres), ose perdorimi i dy kondomave. Nese nuk ju ndihmojne keto udhezime atehere preferohet kontrolla te Urologu sepse un nuk shkruaj terapi tjeter pa ju ekzaminu paraprakisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: