Pershendetje

Pershendetje

pershendetje desha te konsultohem me ju ka 1 vit qe jam e martuar kam deshire te kem femije mirepo kam shum frike nga lindja i mendij vetem gjerat e keqija qe munde te me ndodhin me eshte fiksuar se mos ndoshta mund te vdes duke lindur ju lutem me ndihmoni si te veproj

         

2 komente për “Pershendetje”

  1. Laira says:

    Kshu kam menduar dhe un gjithmon por tani kam 2 femije si drita 1 djal 5vjec dhe nje vajze3mujashe kir isha shtatezene aq mendime te keqija me vinin ne mendje sa nuk do kisha asnje femije sot gjithcka kalon me ndihmen e zotit

  2. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje,

    Ju faliminderit per gaditshmerine per keshillim.
    Procesi I shtatzanise percjellet me ndjenja te perziere te cdo femer, ne njeren ane eshte deshira qe te perjetohet ndjenja nene, ndersa ne anen tjeter eshte frika qe a do te ja dal si nena, a do te arrij te kujdesem per foshnjen, ta ushqej , ta edukoj etj.
    Keto jane zakonisht ndjenja normale perderisa nuk pengojne planet familjare.
    Eshte shum normal qe edhe te kemi shqetsime rreth procesit te lindjes sesi do te rrjedhe, por duke u bazuar nga fakti qe sot fal mjeksise numri I grave qe vdesin gjate lindjes ka nje perqindje shum te vogel dhe per kete arsye brengosja nuk kish me ndihmuar.
    Ju lutem perpiquni me diskutu me bashkeshortin rreth planifikimit familjar, deshirave, frikave ne menyre qe ta perkraheni njeri tjetrin, pastaj me shoqe, kolege qe veq jan bere nena, por prape eshte shume rendesishme qe te kuptoni qe cdo pervoje eshte unike.
    Ndoshta edhe biseda me psikologun do te ju kish ndihmuar qe te kuptoni me mire friken tuaj.

    Na shpjegoni ne letren e rradhes se si e cilesoni kualitetin e marteses suaj, mardhenien me bashkeshortin pastaj me cfar merreni, si e kaloni kohen ne menyre qe te kuptojme me mire perditsherine e juaj.

    Deri ne letren e rradhes,
    Mirembeteshi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: