Shqetesimi nga ushtima ne vesh

Shqetesimi nga ushtima ne vesh

Pershendetje .un kam 3 muaj qe kam nje fishkellim ne vesh. Nuk me le te flej . Me duket se nganjeher e kam ne te dy veshet , por me shum e kam ne veshin e majt . Desha te di nese eshte problemi te ndonje organ tjeter si melcia apo veshket . Faleminderit

2 komente për “Shqetesimi nga ushtima ne vesh”

  1. artan says:

    Prsh edhe un kam pas problem jan infektu vesht por shko te mjeku te kontrollon ti qet do pika mi qit nvesh edhe per 4-5 dit te shnoshen klm

  2. Dr. spec. Violeta Hyseni - Mjekesise interne/Kardiologji says:

    Pershendetje,
    Ambienti i punes me zhurma te shumta dhe eksponimi i veshit per nje kohe te gjate ne zhurma mund te demtoje degjimin. Shpeshhere demtimi i degjimit shoqerohet me ushtime ne vesh.
    Shkaqet me te shpeshta te demtimit te nervit te degjimit jane degjimi i muzikes me ze te larte (sidomos me kufje ne vesh), shtypja e larte e gjakut dhe vendi i punes me zhurme te larte.
    Ju rekomandoj te beni nje vizite te otorinolaringologu dhe ndiqni keto keshilla:
    – Shmanguni ekspozimit ndaj tingujve dhe zhurmave me ze te larte,
    – Shtypja e gjakut duhet te kontrollohet rregullisht dhe te mbahet ne kontroll,
    – Preferohet perdorimi sa me i paket i kripes ne ushqim sepse ajo demton edhe qarkullimin e gjakut.
    – Shmanguni nga perdorimi i kafes, qajit, Coca- Cola-s dhe duhanit,
    – Pushoni me shume
    – konsultoni otorinolaringologun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: